Prindi i njërit prej të rinjve të vrarë maqedonas në Monstra akuzon Zaevin, përmend funksionarin e BDI-së

0

Prindi i njërit nga të vrarët në rastin “Monstra” sot para gjykate ka kërkuar që kryeministri aktual Zoran Zaev të publikojë se të kujt janë pesë numrat e telefonit që tanimë janë sekret shtetëror, me të cilët kishin komunikuar të akuzuarit. Goran Naqevski, babai i të riut të vrarë Aleksandar tha se këtë kërkesë e ka bërë edhe në gjykatë. “Në njërin nga takimet, kryeministri aktual Zoran Zaev na tha se pesë numrat janë të pesë funksionarëve të BDI-së, dhe na tregoi një transkript të bisedave të zhvilluara midis nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta dhe të akuzuarit Fejzi Aziri. Nuk na dha transkriptet për shkak se me këtë do të bënte shkelje ligjore dhe vepër penale, andaj kërkojm nga gjykata që të bëjë bastisje në LSDM dhe ti marrë ato dokumente. Kërkojmë që edhe Zaev të sillet në gjykatë, dhe këtu të përballet me ne prindërit. Zaev na tha se Opel Omega, vetura me të cilën ishin shërbyer vrasësit ishte e MPB-së. Andaj ai nuk plotësoi asgjë, edhe pse na premtoi se do të dal në shesh e vërteta. Ai me dëshmitë që ka po manipulon dhe nënvlerëson”, thekoi Naqevski.

Komentet

komentet