Prishtinë, mërgimtari aksidentohet me Policinë e Kosovës (Foto)

Rreth orës 14:40, ka ndodhur një aksident ndërmjet një veture me tabela të Gjermanisë dhe Policisë së Kosovës. Aksidenti ka ndodhur te Rrethi afër spitaleve në Prishtinë.

Ndërkohë që nuk është raportuar për të lënduar.

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vetëm dje kanë ndodhur gjithësej 82 aksidente, 33 me persona të lënduar dhe 49 pa të lënduar. Është raportuar se policia ka shqiptuar 1699 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës numri i aksidenteve me fatalitet kohëve të fundit është shtuar.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Comments

comments