Priten të punësohen në “Jumko” afro 35 punëtorë në Bujanoc, sa shqiptarë janë?

0
4

Përgatitja e objektit të kompanisë askionare “Jumko” po bëhet përballë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dhe Brenda muajit do të hapet departamenti i punës, ka thënë për portalin “Bujanovacke”, deputeti popullorë Nenad Mitroviq.

Sipas tij në fillim do të punësohen 30-35 punëtorë të cilët kanë kryer trajnimi ne fabrikën kryesore në Vrajë.

“Bëhet fjalë për njerëzit nga Bujanoci të cilët do të sqarojnë se a dëshirojnë të punojnë në Vrajë apo të kalojnë në Bujanoc”, u shpreh Mitroviq.

Ai pret që reparti ir I të hapet afër objektit të fakultetit ekonomik në Bujanoc dhe në të ardhmen të hapen edhe vende të reja punës.

Sipas informative jozyrtare gjatë vitit të kaluar afro 50 punëtorë nga komuna e Bujanocit kanë mbajtur trajnim në fabrikën “Jumko” ndërsa prej tyre nuk janë as 5 veta shqiptarë./Titulli.com/

Comments

comments