PROCESI I ZENICËS I MONTUAR NGA UDB-a JUGOSLLAVE !

0

Nga  NAFI  ÇEGRANI

Fill pas ngjarjeve të pranverës së vitit 1981 në Kosovë, të cilat ia drodhën themelet Jugosllavisë AVNOJ-iste, në Gostivar, Tetovë, Shkup, Kërçovë e vende të tjera të banuara me shqiptarë, filluan burgosjet. Njerëzit merreshin në pyetje, torturoheshin, burgoseshin… Persekutoheshin familjet e të paraburgosurve dhe të burgosurve shqiptarë…

Në këtë rrëmuje dhe mjegulle politike, filloi fushata e proceseve të montuara. Këtu duhet kërkuar edhe motivi i procesit policor të Zenicës, për të më nxjerrë para tytave të ekzekutimit edhe mua, që në opinion ka mbetur si një rast shumë misterioz deri më sot.

Ato ditë të zymta u burgosën edhe disa shqiptarë, të akuzuar si “terroristë të rrezikshëm”, ndërsa pas disa muajsh më izoluan edhe mua në banesën time në Shkup. Për aparatin burokratik policor nuk isha njeri i panjohur; kisha qenë punëtor i Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë, të cilit me kohë, pasi u ktheva nga Amerika, do t’ia lë hijet, sepse publicistika ishte fari i veprimtarisë sime jetësore.

Dua t’ju them se  pas  akt-akuzës së parë të montuar  gjatë hetimeve në kohëzgjatje prej 16 muajsh, u ,,përpiluan,, dhe u ndryshuan edhe dy aktakuza  ndryshe dhe kontradiktore me vetë përmbajtjen imagjinare të inskenuar nga ,,ustallarr,, perfid, pa fakte, pa motiv dhe pa asnje argument të vetëm,lidhur nբ pranga dhe të terorizuar më nxorrën para  gjyqit famkeq të kryesuar nga Sulejman Kapetanoviq me huqe dhe ves bajraktari dhe gjykatësi shovinist Tihomir Baboviq! U akuzova rëndë për një vepër që as në ëndërr nuk e kisha parë. “Vepra”, sipas akuzës ishte bërë në mes të ditës në Gostivar, në një vend pa emër, në një kohe të pacaktuar, në një datë gjithashtu të pacaktuar. Gjykata, asnjëherë nuk ia doli të gjejë as indicione, as motive  e as fakte, për këtë “vepër”, duke më dhënë dënimin më të rëndë: atë me vdekje.

Hetimet e tmerrit dhe të terrorit i zhvillonin bylykbashët policorë në relacionin Gostivar -Bugojno – Shkup – Zenicë, dhe në këtë ndjekje kundër shqiptarëve futen në kurth ata që ishin bërë halë në sy e pushtetit të atëhershëm. Mes tyre isha edhe unë, meqë një kohë, si punëtor operativ i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, dija shumë sekrete, për të citat gjatë hetuesisë më flisnin inspektorët policorë. Ata, siç pohonin edhe vetë, e dinin mirë se Nafi Çegrani nuk ishte fajtor, por, megjithatë, për shkak të sekreteve që mbante, duhej t’i pritej koka së bashku me sekretet. Kështu u bëra pre e të pashpirtëve, duke e ndarë fatin me atë të popullit të cilit i takoja dhe për të cilin vuajta. Pas hetimeve, të cilat zgjatën 34 muaj, përfundova në Qelinë e Vdekjes, i lidhur me pranga. Ndërkohë, harrova si përshëndeteshin njerëzit njeri me tjetrin, si bisedonin.

M’u zbehën fytyrat e dashura të anëtarëve të familjes sime më të ngushtë, të prindërve, të bashkëshortes, të fëmijëve, të vëllezërve dhe të motrës e të farefisit. Kështu filloi një proces, që unë e quajta “Tango e Zenicës”, i cili, ç’është e vërteta, ishte edhe njëri prej rrebesheve më të rënda policore, kundër një pjese të inteligjencës shqiptare, së cilës i ra hise të shohë, të dëgjojë, të marrë shënime, të komentojë e të shkruajë reportazhe, të vejë në spikamë mjerimin e një regjimi që ishte në buzë të greminës. Ishte ky një proces, në të cilin nuk dihej se kush duhej të dënohej dhe cilët duhej të ishin “dëshmitarët”, për ç’ka , në të ardhmen e shpejtë do të shkruaj një libër të veçantë.

Procesi i vitit 1981 kundër “grupit shqiptar” në Zenicë, duhej t’u shërbente, pra, qëllimeve politike të të gjithë bylykbashëve partiakë e policorë në Jugosllavi, sidomos pas ngjarjeve në Kosovë, kur SDB-ja dhe KOS-i e morën gjithë situatën në dorë.

Koha tregoi se kisha të drejtë dhe se ky proces i montuar policor-gjyqësor, në të vërtetë, kishte për qëllim, përveç të tjerave, të frikësonte shqiptarët dhe të shuante me gjak synimet e tyre, që të mos mund t’i shprehnin lirisht bindjet e tyre për liri dhe pavarësi, për bashkimin e tyre kombëtar. Goxhabashët e partisë bolshevike në pushtet dhe të Policisë Sekrete, dëshironin që përmes këtij procesi policor t’i paraqisnin shqiptarët në dritë të errët dhe t’i ftohnin marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe boshnjakëve, vajzat e të cilëve martoheshin me shqiptarë, dhe në këtë mënyrë ta pengonin natalitetin e madh të shqiptarëve, në Maqedoni dhe Kosovë. Duhet theksuar se në këtë “shoqëri socialiste vetëqeverisëse” tashmë kishin filluar të thelloheshin divergjencat dhe forcoheshin gjithnjë e më tepër disponimi dhe kërkesat për ndryshime rrënjësore shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Mirëpo, forcave sunduese, sidomos në Kosovë, kjo nuk u shkonte për shtat dhe nuk kishin vullnet, sidomos pas vdekjes së Josip Broz Titos, të lejonin ndryshime të tilla, prandaj me të gjitha forcat u kundërviheshin dhe i pengonin rryma të tilla, ndërsa bartësit e tyre i dënonin në mënyrë drakonike dhe i likuidonin me mënyra dhe metoda speciale që i përdorte vetëm Shërbimi i Sigurimit, që kishte përvojën e periudhës së Rankoviçit dhe të KGB-së. E vërteta për këtë proces të montuar dhe për procese të tjera të ngjashme, do të dalë në shesh, ndoshta pas tridhjetë ose pesëdhjetë vjetësh. Edhe sot e kam të vështirë të them, se unë, Nafi Çegrani, si ish-punëtor i SSHM-së, pikërisht në kohën e konfliktit të hapur në Kosovë, por edhe në Maqedoni, krenar që jam shqiptar, mbase me qëndrimin tim e provokova fatin tim, kështu që, “kontribuova” që bolshevikët të ngrinin një kurth me gënjeshtra nga më të pabesueshmet, si të Mithauzenit, që më pas të më dërgonin në burg dhe të më jepnin dënimin me vdekje, pushkatim.

Menjëherë pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 në Kosovë, dora e ligë e Policisë Sekrete, tashmë i kishte bërë me mjeshtëri të rrallë përgatitjet për këtë veprim monstruoz. Ajo, sipas direktivave “nga lart”, i kishte duart e lira dhe shtrihej nga Gostivari, Kërçova, Tetova e deri në Shkup. Me urdhër të Stane Dollancit dhe të disa mashave të ndryshkura të tij, ajo me muaj të tërë kishte kërkuar dhe kishte “përpunuar” dëshmitarë të rremë, duke vënë në të njëjtën kohë në shërbim, makinerinë e shtypit, radios dhe televizionit, e cila villte vrer me gënjeshtra, duke më akuzuar rrejshëm dhe duke më etiketuar shumë rëndë.

Klani mafioz dhe nëntoka kriminale e SJB-së dhe UDB-së së Maqedonisë do të ndërmarrin ofanzivë të fshehtë në montimin e ,,rastit,, përçka edhe përpiluan akuza të fabrikuara dhe të rejshme, duke bërë kërdi me njerëz të pafajshëm duke i shtri nën dajak, vepruan kundërligjit inspektorët e caktuar me ,,mision,, si Ante Bernada etj. Nga Bugojno e Bosnës, madje një shovinist nga Shkupi, inspektor për delikte të gjakut Sllobodan Stankoviq, dhe në këtë tabor ishin angazhuar edhe Haki Fejzullahi nga SVR Gostivar i cili duke ua fut revolen në gojë disa personave duke kërkuar nga këta me dhunë që të jepnin deklarata të rrejshme…

Nuk e dija ç’më kishin kurdisur. Nuk më hynte në krye se, në fund të këtij shekulli, të pafajshmin mund ta shpallnin fajtor dhe ta dënonin edhe me vdekje bile, pa bërë asnjë faj. Nuk e dija cili ishte fati im. Vallë, mbase, pse isha intelektual shqiptar dhe u pengonte që, si i tillë, e ndaja fatin tragjik të popullit tim?

– Rrudhe, he nënën shqiptare… Ne të burgosim, ne të gjykojmë,- më thanë policët të egërsuar, posa m’i lidhën duart me pranga. Më përgjakën tri ditë e tri net, nëpër bodrumet e policisë e pastaj, të lidhur këmbë e duar, më dërguan në aeroportin e Shkupit, duke mos ditur se ç’plane kishin kurdisur dhe ku më dërgonin.

Vallë, pse më arrestuan? Këtë edhe sot s’e kam të qartë… Nuk dija gjë. Mendja më thoshte: ky sigurisht është urdhër nga Beogradi , të më arrestonin me plan sekret dhe duke më dëbuar në qelitë e burgut të frikshëm hetues në Zenicë të Bosnës, bënin hata  duke përdor dhunë e dajak me ditë e netë në podrumet e SUP Bugojno të lyera me njolla gjaku, duke montuar ,,rast vrasje,,  ndaj persones për të cilën nuk kisha asnjë njohje apo dieni.

,,Sigurisht arratisja ime  dhe largimi nga SDB-a pa lejen dhe pa dijen e askujt, kjo do të jetë shkaku dhe arsyeja!,,- mendoja në vete. I akuzuar me shpifje e gënjeshtra, i torturuar dhe i keqtrajtuar në burgjet më të rënda të kohës, pa bërë asnjë krim. Edhe ky vit, 1981,  ishte  plagë dhe vragë të asaj kohe që rrjedhëte  gjak shqiptari…

( Vite më vonë, pas dënimit me akuza të kurdisura dhe të manipuluara, Vahedin Ramadani dhe Hajrullah Huseini  në mënyrë kategorike dhe të bindëshme  do të dëshmojnë se gjatë hetuesisë së dajakut kur mbi ta ishte ushtruara teror i paparë, inspektori kryesor Ante Bernada dhe hetues të tjerë me gjykatsin hetues Bodul Nikicën, madje Temelko Boshkovski dhe njëfar inspektori nga Shkupi, Sllobodan Stankoviq, kanë kërkuar që këta fatprerë, Ramadani dhe Huseini të dëshmonin rrejshëm kinse unë qenkam ,,bashkëfator,, me ta, duke  mësuar përmendësh lloj-lloj gënjeshtrash nga tregimet e tyre…

,, Këtë edhe sot pas shumë vitesh burgu, nuk mund ta kuptoj, përse u kurdis një dramë e frikshme dhe përse vepruan kështu inspektorët si organ shteti dhe  gjykata!?-, rrëfen Vahedin Ramadani. Identik është edhe Hajrullah Huseini nga Llakavica, i cili i penduar dhe i dëshpruar përse gjatë hetuesisë ka thënë deklarata të rrejshme të cilat ia kishin sugjeruar inspektorët kriminel të lartpërmendur…)

Rrëfimet e tyre nga burgu për rastin ,,vrasje,,  fund e krye të montuar, janë të gjata plotë drama e episode të tmershme dhune dhe presioni që kanë përjetuar në qelitë e burgjeve dhe podrumet e përgjakura të policisë së Bugojnës. Dhe, disa nga këto rrëfime  i kanë hedhur në letër, në shkrimet e tyre para vdekjes.

 

Komentet

komentet