Profesoresha Çeliku konfirmon marrjen e presidencës së International Women’s Club në trevat e Ballkanit

Profesoresha Çeliku konfirmon në statusin e saj në facebook për marrjen e presidencës së International Women’s Club në trevat e Ballkanit. Ja statusi i plotë në facebook:

Kështu pra:
Unë Fracës ia uroj Festën Kombëtare të 14 Korrikut dhe vetes ia uroj marrjen e presidencës së trevave të Ballkanit të asociacionit International Women’s Club.

GËZUAR!

Asociacion ky që me qendër është në Indi në New Delhi dhe filiale në Sydney, Paris, Chicago, Toronto, Zhenevë, Helsinki, Stockholm dhe tash në:
Shkup, Prishtinë, Tiranë, Beograd, Podgoricë, Sarajevë ku presidencën e fitova unë me CV time akademike, aktivitetet e mia qytetare, aktivitetet për të drejtat e grave, idetë e mia për një bashkëpunim global sa ju përket të drejtave të grave etc. Zoti më ndihmoi dhe i faleminderohem publikisht! Konkurencë kisha nga të gjitha shtetet që unë i potencova, dy intervista në skype i kalove dhe intervistën e tretë live në Paris u seleksionova si fituese.
Faleminderit familjes time për përkrahjen, faleminderit juve të dashur miq dhe faleminderit Francës që më solli fat!

Ta them të drejtën unë me shumë zemër e fillova aktivitetin e përfaqësimit të denjë të gruas, bilem u mishërova me problematikën. Ajo tash që mua më gëzon është që unë ndjehem më e fortë por edhe me një ndikim më të fortë.
E fillova me nijetë të pastër dhe Zoti më ndihmoi, përherë më ndihmon dhe unë sërish e faleminderoj!
Të dashura nëna, motra dhe vajza unë ju premtoj që do të luftojmë bashkarisht derisa të avancoheni dhe vlerësoheni ashtu si e kërkon civilizimi modern.

Jam e gëzuar, emocionuar dhe e motivuar në të njejtën kohë!

Me shumë respekt,
Gjyla Çeliku

Comments

comments