Profesori Rrokaj mesazh liderëve shqiptarë në Maqedoni. Mos u ekzaltoni…

0
7

Prof. Shezai Rrokaj ka porositur liderër shqiptarë në Maqedoni që mos ekzaltohen së tepërmi me avasimine gjuhës shqipe, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Me miratimin e Ligjit për gjuhën (shqipe) në Maqedoni shumë krerë të lartë politikë shqiptarë mezi pritën që të shpreheshin se kjo shënonte një fitore të shqiptarëve në Maqedoni, madje e trajtuan si fitore dhe në plan kombëtar. Kjo gjë me siguri do të shoqëronte edhe me falënderimet dhe përgëzimet e ndërsjella me liderëve shqiptarë, por edhe me liderët maqedonas” është shprehur ai.

Rrokaj ka shtruar pyetjen se a mund të quhet fitore e demokracisë një e drejtë natyrore e institucionale, e sanskionuar në konventat ndërkombëtare.

Sipas tij, me këtë ligj nuk është arritur dicka më tepër, pos asaj që parashikonte Marrëveshja e Ohrit.

Profesori shqiptarë shtron dilemën se ky ligj nuk është një e arritur aq e madhe për faktin se shqiptare janë popullsi shtetformues.

“Prandaj mendoj se nuk ka nevojë për brohoritje, shkëmbime mesazhesh ekzaltuese e ca më pak për lumturim, që na e vë edhe më në dukje kompleksin e inferioritetit. Për fitore jo se jo, por as për të drejtë natyrore e demokratike krahasimisht me konventat europiane. Se jo vetëm s’mund të flitet për arritje, por në fakt për një “lëmoshë” apo për një fitore si e Pirros”, është shprehur ai. (INA)

Comments

comments