Projeksioni 2017 – 2050, popullsia shqiptare drejt tkurrjes

0
5

Popullsia e vendit pritet të zvogëlohet nga viti në vit, duke arritur gati minus 4 për qind më pak deri në vitin 2050. Sipas projeksionit të Factsmaps.com popullsia e Shqipërisë nga 2 milion e 930 mijë banorë në vitin 2017, do të shkojë drejt tkurrjes në 2050, ku llogaritet në 2 milion e 825 mijë banorë.

Ngas projeksioni vihet re se të gjitha vendet e Europës Lindore do të pësojnë një tkurrje të popullsisë. I vetmi shtet në rajon i cili do të ketë ndryshime pozitive është Kosova, ku parashikohet në rritje 17 për qind, duke e çuar kështu popullsinë në 2 milion e 223 mijë banorë.

Rritje të popullsisë parashikohet kryesisht në vendet nordike, ku pritet që deri në vitin 2050 Suedia të rritet me 21.21 për qind, Norvegjia me 19.98 për qind. Rritja më e madhe parashikohet për Luksemburgun me 48.37 për qind, ndërsa rënie më të thellë të popullsisë do të pësojë Moldavia, ku popullsia gati do të përgjysmohet, me minus 44.16 për qind.

Comments

comments