Prokuroria hapi lëndë për furrën toksike në deponinë “Drislla”

0

as informacioneve të publikuara në opinion Prokuroria themelore hapi lëndë për furrën toksike të deponisë Drislla. Prokuroria kontrollon nëse janë respektuar rregulloret, kur në furrë janë djegur mbetje mjekësore. Nga Ministria e Mjedisit tashmë i kanë kërkuar të dhënat nga inspektimi i kryer. Sipas informacioneve, në këtë furre gjatë vitit janë djegur nga pesëqind deri në shtatëqind ton mbetje mjekësore nga i gjithë vendi. Kryetari Petre Shilegov është i bindur se në furrën e vjetër të Drisllës do të instalohet filtër i ujit deri në fund të shkurtit, dhe deri në mes të vitit, do të instalohet furrë e re.

Është indikative pse kjo nuk është bërë, duke pasur parasysh se Qyteti është paraqitur si një garant për blerjen e një furre të re në vitin 2012, me dhënien e kambialit në lartësi prej 700 mijë eurosh. Pse nga viti 2012 deri në vitin 2018 kjo nuk është bërë, do të shohim në disa procedura tjera – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Drita e kuqe e ndotjes nga Drislla, në publik u ndez pasi u kuptua se furra është donacion nga Mbretëria e Bashkuar para 18 viteve, sepse që atëherë nuk i ka plotësuar standardet ekologjike. Edhe pse njoftimet janë se furra e re do të fillojë të funksionojë nga mesi i këtij viti, siç njoftoi Alsat M, në terren objekti ku duhet të instalohet është në fazë karabina dhe gjendet përballë furrës britanike

Komentet

komentet