Propozim për bashkimin e forcave politike shqiptare në Maqedoni

0

FEDERATA E PARTIVE DHE LËVIZJEVE SHQIPTARE NË ILIRIDË SHPËTIM I VETËM DEMOKRATIK , PARA TURPIT PËR GJITHË NE !!!

Baki Sulejmani

Ditëve të sodit, të duket sikurse janë ngritur në një stad më të lartë ambiciet e vendosjes së ekulibrave të rrinjë për stabilitet dhe orientim drejt reformave të thella në Maqedoni. Paralelisht me këto në shoqërinë shqiptare kemi shfaqjen e një konliktualiteti social si dhe një kthyrje të armëve ndaj njëri-tjetrit brenda faktorit poilitik shqiptar si rjedhojë e mos të qenurit serioz deri në fund për kontestin e hapur sllavo-shqiptar në këto troje tash e ca vjet më parë!!!
Nga njëra anë janë ata të cilët edhe me një këmbë duan që me çdo kusht të mbajnë nëse jo tjetër sëpaku të gjallë këtë kontest, e nga tjetra anë janë ata të cilët që përshkak të humbjes së atij kredibiliteti madhështor si pasoj e moralit politik mundohen që të duken më katolik se vetë Papa, kurse në mes janë ata që turbullojnë ujin në të thatë që të duket se je në një ball e këto të ngratit vetëm se kontribuojnë që krejt kjo të quhet tamam Masken-Ball. Për nacionalizmën e moderuar sllavo-maqedone kjo situatë është shumë komde, sepese në kushte kur në sy të biente një mospajtim i thellë mes dy blloqeve sllave pozitë-opozitës nuk do të kishte ligj logjik që do të përligjte koordinimin e këtyre dyjave të fundit pa prezencën e faktorit shqiptar për shumë çështje të kohës si Ligji mbi Gjuhën Shqipe, Emri i shtetit , Reformat në Drejtësi , Ekonomia etj. Partitë tona në këtë drejtim pas gjithë atj amoraliteti tani demek shesin moral, shumë e pistë është kjo së pari për vetë ata , ata nuk guxojnë të bijnë në kësi kurthesh ngase realisht shqiptarët ishin dhe janë të diskriminuar nga sistemi i diriguar nga të dy partitë sllavo-maqedone sot e ca vjet radhas pa përjashtim , dhe nuk janë partitë matësi i saktë se nga kush dhe në çfar kohe kemi marë goditjet më të mëdha , këtë do ta tergoj historia.Sdoqoftë edhe në këtë kohë qasja joparimore e partive shqiptare për ta vënë në rend të ditës kërkesën legjitime të shqiptarëve për komb-shtetformues dhe me këtë të krijojnë mundësinë e rritës dhe zhvillimit të shqiptarëve ashtu siç e kanë sëpaku bie fjala sërbët në Kosovë, ata lejnë hapsirë që mbi koperturën e intergrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, pala sllave të marë në duar flamurin e nacionalizmit dhe majorizimit të garantuar e me të edhe vazhdimësinë e drejtimit të shtetit si dhe privelegjet për tu identifikuar si bartës kryesor të atij sovraniteti i cili do të reflektonte kontiunitetin politik të atij sistemi që në vazhdimësi do të na përcaktojë neve si ” pjesë e popullit të ndarë – minioritet ” , e me të si ardhacak, destabilizues dhe keqpëdorues të Konventave për të drejtat dhe liritë e njeriu e mazalla pakicave kombëtare.
Për fat tëkeq nuk duket se politika shqiptare bën diçka në këtë drejtim e sidomos tani në këto procese të negociatave me Grekët për emrin e kësaj Godine e me të edhe proceset intergruese , asnjë përpjekje që në këtë situatë të akontojnë diç të dobishme për popullin shqiptar, asgjë konkrete, ata sikur duan që edhe në këto momente maksimalisht të përfitojnë për partitë e tyre në sy të faktorit ndërkombëtar dhe të shpërlajnë ndonji të palarë.! Ky konformizëm, indiferednizëm inatçor dhe mikro-planor i banalizuar mbi çështjet personale të partive tona meriton të goditet hapur në opinion dhe medoemosmërisht duhet të ndryshojë, ngase servilizmi i modifikuar në emër të bashkimit e vëllazërimit të njohur për të gjithë ne, tanimë e rindërtuar me terma intergruese dhe demokratike nuk ka asgjë të përbashkët konkrete që po përjeton dhe përjetoi popullsia shqiptare sot në shtetin ku fluksi i të rrinjëve tanë, pikërisht përshkak se politika abuzoi shumë me liritë e tyre sa e më shumë rritet me shpërngulje dhe riatdhesim jashta vendlindjes se tyre dhe braktisin çdo ëndër për këtë vend…!
Këto politikanë me kësi lloj politikash vranë shpresën e vetme tonën, ardhmërinë tonë e me të edhe modelin e një të ardhme te rre tonën shqiptare..
Askush nga politikanët tonë nuk ka mandat sot dhe asnjëher më parë që neve të na intergrojnë nën paragjykimet e atyre që na shtypën dhe që abuzuan me të drejtat tona sot e 100 vjet .. Ne nuk jemi pakicë e modeluar kombëtare në vendin ku sot e 100 vjet ka më shumë shqiptarë të vrarë nën dhe e mbi të sërish…Akti i dekurajimit të shpresës shqiptare për të qenë të barabrtë në tokën për të cilën u dordh aq shumë gjak e lotë për nji shekull të tërë , pezullon të drejtën e partive politike për tu marë veç e veç me ne dhe me të drejtën tonë për vetëidentifikim dhe vetëvendosje…
Përçarja e votave dhe me të ikja e tyre në konton e partive sllave si dhe penetrimet inetlegjente të shumë shqiptarëve në këto parti është mesazhi më i fortë që ky komb mun ta çoj te partitë tona dhe të tjerët se :..” E drejta kombëtare e jona nuk mund të ngatërohet me të drejtën politike të partive tona në pushtet dhe për pushtet..”.
Por si mundemi ta rikuperojmë këtë dështim kaq të madh ?!?!
E para ., Ne gjykojmë se ka ardhur koha për një ” FEDERATË POLITIKE SHQIPTARE “, mes partive dhe lëvizjeve kombëtare shqiptare si një akt patriotik që duhet patjetër të realizohet nga udhëheqësit e partive dhe lëvizjeve kombëtare në këtë shtet pa emër. Thirja në drejti të kësaj është e hapur, ose ktheni rrugën , ose tërhiquni dhe lejëni drejtimin e politikës elementëve të rrinjë që nuk janë implikuar në rrugët tuaja të dreqit dhe kompromisit. “..FEDERATA POLITIKE..”, e partive dhe lëvizjeve shqiptare në rend të parë do të duhet të përqëndrohet në këto drejtime parësore :
1. Të institucionalizojë unitetin kombëtar , përmes bashkimit të të gjithë aktorëve të interesuar shqiptar për çështjet themelore që mbrojnë qenien dhe zhvillimin e popullsisë shqiptar në vend.
2. Të rruajnë pavarsinë partiake dhe të gjinden elementet për të marë vendime të bashkërenduara.
3. Të kërkojnë në Parlament ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet dhe Kodin Zgjedhor mbi bazën e formulës ” Maqedonia a si do quhet Një Zonë Zgjedhore..”.
4. Të sigurohet votimi i rregullt me Ligj i Emigrantëve Shqiptar.
5. Meqënse në këtë shtet është e njohur e drejta e më shumë se një shtetësi siç është rasti me shtetasit bullgar , të kërkohet e drejta që popullsisë shqiptare krahas shtetësië që kanë tu njihet edhe e drejta e shtetësisë së Republikës së Shqipërisë ose Kosovës.
6.Të krijojnë kushtet dhe të kërkojnë – Strukurimin e “Dhomës së nacionaliteteve në Parlament “, duke e formatuar atë në dy dhoma , përshkak të përbërjes dykombëshe të strukrurave elektorale dhe politike , etj.
Si fillim këto do të ishim bazat e rikuperimit tonë politik mbi bazën e së cilës ne do të dërgonim një mesazh shprese tek rrina e jonë si dhe mesazhin tjetër se mbi interesat personale,vendosim interesat e popullit shqiptar , se ne vërtet na pëlqen demokracia e të barabartëve dhe do të dëshmonim edhe njëherë pjekurinë dhe urtësinë tonë tradicionale shqiptare.
Në të kundërtën , dëshprimi do të jetë edhe më i madh , dhe sigurisht që të gjithë ne duke u nisur nga ajo , se si asnjëherë më parë jemi të pajisur me shumë materiale dhe dokumente të ndryshem , do detyrohemi që hap pas hapi mbi bazën e strategjisë sonë për veprim politik të fillojmë qetë dhe sigurt të dekonspirojmë çdo gjë dhe të vihemi në krye të detyrave tona , që në vija të trasha kjo mund të nënkuptojë me sa vijon:
1. Denoncimin e hapur të qëndrimeve politike antishqiptare të të gjithë atyre faktorëve politik të kompromentuar, kriminalizuar, destabilizues të përkohshëm për interesa vetanake etj.
2. Aktivizimin praktik të Aleancës së rikuperuar e në veçanti me SHBA-në dhe të tjerët, pas denoncimit para tyre faktet mbi shkeljet e të drejtave tona etniko-fetare, grabitjet e pasurive individuale dh kombëtare.
3. Marjen nën kontroll e të gjitha veprimtarive me karakter popullor në teren drejt realizimit të objektivave tona .
4. Shpalljen e idealit Kushtetues për Liri dhe Autonomi , si udhërëfyes normativ , moral, në çdo cep e mëhallë në këto trojet tona , kësaj radhe me mbështetjen maksimale të Shqipërisë , Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,.
Rikujtojmë se gjendja e faktorit politik shqiptar në Iliridë meriton vëmendje dhe se çdo përpjekje e tyre për një ‘..FEDERATË POLITIKE ..”, shqiptare, do të kntribuonte për një paqe në shoqëri si dhe për vendosjen e një standardi të rri në politikbërje në dobi të të gjithë neve , para se gjithçka të duket e MJERË..!
ILIRIDË, 11.02.2018
Baki Sulejmani

Komentet

komentet