Protestat e Tetovës do të dridhin edhe Shkupin

Pas kolegëve të tyre në Tiranë edhe studentët shqiptarë në Maqedoni kanë vendosur të ngrenë kundër problemeve të shumta nëpër universitetet e vendit. Protestat do të fillojnë nga sheshi Iliria në Tetovë. Gazeta Lajm ka mësuar se protestat së shpejti pritet të shtrihen edhe në Shkup, ndërsa studentët në kushte anonimiteti thonë se kanë filluar presionet ndaj tyre. Profesorët dhe studentët me të cilët ka kontaktuar gazeta Lajm kanë inkurajuar studentët shqiptarë që sa më masivisht të dalin në protesta pasi vlerësojnë se ata kanë shumë arsyer për ta ngritur zërin.

“Ata, studentët duhet të jenë pjesa më e guximshme, forcë motorike e ndryshimeve, reformave shoqërore. Kjo gjendje tregon për një ambiguitet, për një mjegullnajë dhe paqartësi studentore lidhur me kërkesat e tyre të arsyeshme dhe legjitime për denoncim të devijimeve akademike, për shpalosje të sëmundjeve nga të cilat lëngon universiteti, për përmirësim të kushteve për studim dhe mbindërtim intelektual dhe human”, deklaroi Pajaziti për Lajm.

Studenti i gazetarisë Zekirja Mexhiti, bën thirrje që protestat të mos ndërpriten dhe të mbështeten nga gjithë shoqëria shqiptare në Maqedoni. Ai është i mendimit se revolta duhet shprehet në mënyrë sa më masive megjithëse në fillim mund të ketë edhe presione ndaj studentëve. Sipas tij problemet në arsimin shqip në Maqedoni janë shumë më të mëdha se ato në Shqipëri, ku studentët prej ditësh po protestojnë.“Nëse i krahasojmë me protestën e studentëve në Shqipëri edhe këtu problemet, sfidat dhe vështirësitë janë të njëjta madje ne disa raste edhe me keq. Por duke parë pasivitetin qe po mbizotëron tek ne si shoqëri në të gjitha sferat, nuk pres që protesta të zgjas me ditë sikur ata në Shqipëri”, tha Mexhiti.

Për nevojën e shprehjes së revoltës kundër padrejtësive të shumta, ka folur edhe Nusret Kamberi, student në Universitetin Ballkanik. Ai e quan domosdoshmëri organizimin e protestave, që sipas tij janë e vetmja mundësi që të dëgjohet zëri I të rinjve shqiptarë.“Kanë ca kërkesa të cilat duhen formuluar më qartë, më saktë, por që janë plotësisht legjitime dhe të nevojshme. Ca kërkesa të tjera nuk janë gjithaq të kuptueshme apo të nevojshme dhe duhen larguar”, ka shkruar fillimisht Xhaferi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri në momentin e dërgimit në shtyp të gazetës, askush nuk e ka njoftuar policinë për protestat e paralajmëruara nga studentët nëpër rrjetet sociale. MPB-ja nuk ka informacione as për organizatorin e të njëjtave.