Protestë të aktivistëve të Lëvizjes Besa para shtëpisë së Kahremanit, kërkohet dorëheqja e tij (FOTO/VIDEO)

0

Sot para shtëpisë, gjegjësisht para ordinancës së deputetit Nexhbedin Kahremani nga radhët e Lëvizjes Besa, është protestuar në mënyrë paqësore nga aktivistë të revoltuar të së njëjtës Lëvizje, me qëllimin që të dorëzojë mandatin e deputetit, njofton Fol.

Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në Lëvizjen Besa, ku deputeti Kahremani u caktua si ushtrues detyre për të udhëhequr Lëvizjen Besa deri në kongresin e ardhshëm.

Përndryshe Kahremani nuk fitoi mandatin e deputetin nga qytetarët, por atij iu dha mandati nga kryetari aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sepse para zgjedhjeve lokale dha dorëheqje nga posti i deputetit për të kandidaur si kryekomunar i Tetovës. /Fol/

https://www.facebook.com/pg/tetova1com/videos/

Ja cka kerkojne nga Besa e Bilall Kasamit para ambullantes se Nexhbedin Kahermanit

Posted by Tetova Sot on Friday, January 12, 2018

 

Komentet

komentet