Provoi të imitonte skenën nga filmi, elefanti e godet keq duke e hedhur përtokë (Video)

I riu nga Kelara e Indisë, ka mbetur përtokë, nga elefanti të cilit provoi t’i hipte sipër.

Adoleshenti i kishte kërkuar një miku që ta filmonte, derisa imitonte skenën e filmit, ku aktori mbahet për dhëmbët e kafshës, rrotullohet dhe i vendoset në shpinë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse mbeti pa ndjenja, atë e kanë dërguar në spital me shpejtësi dhe gjendja e tij raportohet t’i jetë kthyer normalitetit.

Njohësit e elefantëve, thonë se ai ka mundur të shpohej nga dhëmbët e kësaj kafshe të egër, që nuk heziton të sulmojë.

Comments

comments