Pse nuk do të duhej të shkëmbehen territoret e as popullata?

0

Mr.Sc.Refik HASANI

Lufta shqiptaro-serbe,asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë Nacionale, por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllur do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës.

Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe” .Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtetë që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta.

Të kërkojmë vënien e marrëdhënieve diplomatike dhe caktimin e kohës për shkëmbim të ambasadorëve. Këto bisedime, pas shpalljes pavarësisë, tani sivjete fgestohete një dekadë  nga shpallja e Republikë së Kosovës  do të jenë të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës.Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët. JO shkëmbim i popullatës,ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet.

Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i Ndërkombëtar  ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit.

Jo shkëmbim i territoreve sepse ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht.

Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytet i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serbë është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që  në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror.

Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë të mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet së paku një treg unik dhe fillohet të bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.