Pse po ikë nga Shqipëria bota intelektuale?

Tashti në Shqipëri temë aktuale e ditës është bërë ikja e madhe e botës intelektuale për në vendet e BE-së (sidomos në Gjermani).

Problemi qëndron siç thonë në bulevardet e Tiranës dhe në mjetet e informimit publik(TV)se në Shqipëri nuk të ardhme të mirë për brezin e ri shqiptarë që pas përfundimit të studimeve
nuk mund të gjejnë punë!

Në shumë qendra kulturore,shkollore dhe universitare po organizohen kurset për gjuhët e huaja(gjermane)që të bëhen gati për të marrë udhë kah vendet në BE dhe për të lanë Shqipërinë!

Për këtë problem do të ishte e udhës që qeveria ,,Rama 2,,të marrë masat e duhura që kjo dukuri e eksodit të botës intelektuale(brezi i ri shqiptarë)mos të ikë nga Shqipëria atdheu ynë i dashur!

Edhe në këtë shekull të ri,pse po na pret valixhja e mërgimit për brezin e ri shqiptarë?

Skënder Karaçica

Çikago,9 tetor 2017

Comments

comments