PSP ka lëndë të gatshme për Izet Mexhitin, Teuta Arfin dhe funksionarë të tjerë të BDI-së

“Izet Mexhiti ka lëndë për falsifikim të zgjedhjeve të kaluara lokale, për çka ka edhe dëshmitarë dhe kryetari i komisionit komunal ka bërë falsifikim të nënshkrimit. Kjo qëndron në sirtar tek Katica. Procesues lokal i këtij rasti është Lençe Ristoska. Për Teutën gjithashtu, që bëhet socialdemorate e madhe brenda radhëve të BDI-së, ka rast konkret të dokumentuar ku transporti i nxënësve në Tetovë kushton si në Manastir, ku kishim paraburgim shtëpiak, transporti në Strumicë. Dmth, sa kushtojnë së bashku në Manastir dhe Strumicë, ka kushtuar transporti i nxënësve në Tetovë. Për këto nuk ka padi penale pasi shfrytëzohen si mjet për të krijuar situaa politike” – ka deklaruar mes tjerash Palevski./FAKTE.Net

Comments

comments