Publikohet videoja ku shihet duke u sulmuar drejtori i Telekomit të Kosovës (Video)

0
7

Derisa disa ditë më parë kishte raportuar se ishte rrahur nga nga  dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Agron Mustafa  sot e ka dëshmuar këtë edhe përmes një video në profilin e tij në Facebook.

Në videon e postuar shihen personat që e kanë sulmuar drejtorin menaxhues të Telekomit të Kosovës.

“Ja si i ‘sulmova’ policët. Së pari u kërkoj falje prindërve, gruas, fëmijëve, motrave e vëllezërve si dhe gjithë familjes për videon e postuar. Pamjet e postuara janë vetëm për 18+.

Te nderuar:

Ministër i Punëve të Brendshme,

Ministër i Drejtësisë,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,

Unë nuk do të komentoj gjë, por po e lë në vlerësimin dhe komentimin tuaj e te publikut”, ka shkruar Mustafa.

Ja si i "sulmova" policet!Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!Pamjet e postuara jane vetem per 18+Te nderuar:Minister i Puneve te Brendshme,Minister i Drejtesise,Kryeprokuror i Shtetit,Kryeshef i Inspektoratit Policor,Drejtor i Pergjithshem i Policise,Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!

Posted by Agron S. Mustafa on Wednesday, January 10, 2018

Comments

comments