PUSHTETI VENDOR, DEMOKRACIA DHE AUTOKRACIA

Abdulla Mehmeti/

Sipas ligjeve në fuqi, në fushatat parazgjedhore për pushtetin vendor (zgjedhjet komunale), disa ditë promovohen partitë politike të përfshira në zgjedhje (garë), programet dhe kandidatët për kryetarë komune dhe këshilltarë; një ditë vendosin qytetarët përmes votës së tyre, shpeshherë të manipuluar dhe keqpërdorur nga partitë politike (kushtëzimet, presionet, blerja e votave), ndërsa 4 vjet kandidatët e zgjedhur vendosin për gjithçka në mënyrë autokratike, i bëjnë lëmë komunat e tyre, organet dhe institucionet në vartësi të saj, sidomos buxhetin; meqë nuk janë përcaktuar me ligj edhe mekanizmat e llogaridhënies dhe kontrollit të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Sistemi ligjor aktual mundëson krijimin e trekëndëshit jodemokratik: kryetar – komunë- qeveri, vendos mekanizëm ligjor për kontrollin e shtetit mbi komunat, jo kontrollin e qytetarëve mbi organet e pushtetit vendor. Duhet të krijohen mekanizma të tjerë ligjorë me ndryshimin e këtij sistemi autokratik, me një sistem demokratik ndryshe, më efikas dhe të dobishëm!

Comments

comments