Putin SHBA-së: Kjo është botë moderne, gaboheni

epa06243950 Russian President Vladimir Putin attends a panel session entitled 'Energy for Global Growth' during the Russian Energy Week in Moscow, Russia, 04 October 2017. The Russian Energy Week, an international forum on energy efficiency and development, takes place in Moscow and St. Petersburg from 03 to 07 October 2017. EPA-EFE/MAXIM SHIPENKOV

Rusia do të gjejë zëvendësim për kompanitë amerikane, të cilat e kanë të ndaluar të punojnë me kompanitë ruse, paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin.

“Siç sanksionet amerikane kundër Moskës i pengojnë kompanitë e SHBA-së që të shoqërohen me ato ruse, kompani të tjera të huaja do t’i plotësojnë zbrazëtirat në tregun rus”, theksoi Putin.

Ai megjithatë, shpreson në marrëdhënie të balancuara bilaterale.

“Ajo që ia ndaluan “Ekson Mobajl” të punojë me ne në Arktik, vetëm i privon nga një projekt interesant, premtues, i cili do të mund ta nxisë ekonominë amerikane dhe të krijojë më shumë vende pune në SHBA, duke sjellë të ardhura dhe tatime”, deklaroi presidenti rus para gazetarëve.

Putin shtoi se ky gjigant i naftës është vetëm shembull për raste të ngjashme.

“Kompanitë tuaja do të të zëvendësohen me konkurrencën. Kjo është e pashmangshme në botën moderne”, tha Putin.

Sipas tij, “të gjithë dëshirojnë të punojnë në Rusi”, duke theksuar se pjesa më e madhe e ndërmarrjeve që kanë marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar ekonomik në Shën Peterburg kanë qenë nga SHBA-ja.

Edhe pse marrëdhëniet mes dy vendeve akoma është në krizë, “Moska është e gatshme të kthejë faqe të re dhe të vazhdojë më tej, të shikojë drejt së ardhmes dhe t’i zgjidhë problemet që janë të rëndësishëm për njerëzit në SHBA dhe Rusi. /Portalb/

Comments

comments