PVD dega në Bujanoc pretendon reforma brendapartiake dhe largimin e Riza Halimit?

0

Në opinionin me titullin “Komunikim dhe Strukturim” të Ragmi Mustafës, nënkryetar i parë i PVD-së në Bujanoc, të publikuar në portalin e cila menaxhohet nga funksionarë të PVD-së, është pretenduar perherë të parë që subjekti i tyre Partia për Veprim Demokratik ka nevoj për strukturime dhe reforma të brendshme.

Nënkryetari i PVD-së dega në Bujanoc, Mustafa ka theksuar për opinion e gjërë se në Kuvendin e përgjithshem të PVD-së të mbajtur më 02.09.2014 në Bujanoc është aprovuar ndryshimi i statutit të partisë duke kufizuar mandatin e kryetarit të PVD-së, kryetarëve të degave si dhe funksionarëve të lartë, në kohëzgjatje prej dy mandatesh (4+4vite).

Njohësit e mirë të situatës brenda PVD-së, kanë thënë presheva.com, se ky është një rast unik në vitet e fundit, që strukturat e PVD-së dhe indirekt kryetari Riza Halimi të kritikohen nga degat e saj në Bujanoc. Sipas tyre, nënkryetari Ragmi Mustafa është konstultuar lidhur me opinionin e publikuar dhe ka marrur aprovimin nga kryetari i PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberi dhe ky opinion mund të cilësohet si qëndrim i degës së PVD-së në Bujanoc.

Humbja historike në zgjedhjet e parakohëshme lokale në Komunën e Preshevës ka sjellur kryetarin e PVD-së Riza Halimi në një pozitë të vështirë, meqë pas disa humbjeve të njëpasnjëshme është faktizuar se PVD-ja nuk mundet të fitoj elektoratin e saj si dhe në përgjithësi zgjedhjet me kryetar Riza Halimin. Debakli i zgjedhjeve në Komunën e Preshevës duhet sipas funksionarëve të PVD-së nga dega e Bujanocit, gjithësesi të ndalohet dhe kjo më së miri mund të arrihet duke larguar Riza Halimin pas 28 vitesh nga funksioni i kryetarit të këtij subjekti.

Kryetari i PVD-së Riza Halimi është kryetar i këtij subjekti që nga themelimi për rreth 28 vite, ndërsa siç është vërejtur viteve të fundit ai favorizon kryetarën e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani të udhëheqë mëtej PVD-në. PVD ka pësuar humbje historike në zgjedhjet e parakohëshme të 24 dhjetorit 2017 duke mbetur e përfaqësuar në Kuvendin komunal të Preshëvës me vetëm 6 këshilltarë. /presheva.com/

Komentet

komentet