PVD dhe PDSh koalicion në KNSH, zgjedhin kryetar Shukri Ymerin

0

Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e parë pas vdekjes s ish-kryetarit të këtij institucioni ka zgjedhur kryesinë e re me kryetar Shukri Ymeri.

Kjo kryesi është votur nga të gjithë anëtarët përveç Zejni Fejzullahut, anëtarë nga Partia Demokratike.

Anëtarët e kuvendit të KKSH-së zgjodhën në përbërje të zgjeruar për zëvendës kryetare Ardita Sinani dhe Galip Beqiri si kryetar i organit ekzekutiv.

Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka 15 anëtarë ndërsa zgjedhje e kyesisë së re sot është bërë në marrëveshje mes anëtarëve të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partisë për Veprim Demokratik.

Komentet

komentet