Qasja Jupiteriane e Zaevit dhe politikanët e mjerë shqiptarë

Një gjë që bie në sy është fakti se Zaev më shumë ishte i fokusuar në punët e jashtme, duke përdorur “qasjen e Jupiterit” termin ky për qeverisje, i cili përdoret në politikat evropiane, por që është huazur nga mitologjia romake.

Nga Muhamer Pajaziti

Ende pa u bërë 100 ditë të qeverisjes së re me kryeministrin Zoran Zaev, Maqedonia ka hyrë në një fushatë të re elektorale me ide dhe premtime, të cilat tingëllojnë mirë në veshin e qytetarëve.

Pritjet ishin shumë të mëdha, por a i’a arriti Zaev me ekipin e tij për tre muaj të realizoj pritjet e qytetarëve për një Maqedoni të lirë dhe demokratike.

Rroga mbi 500 euro, rritje të ndihmave sociale, vende të reja punë, investime të huaja direkte, përshpejtimi i agjendës euroatlantike, reformimi i sistemit të jurisprudencës, shëndetësisë…… ishin dhe mbeten pritjet e shumë opozitarëve, të cilët ishin dërmuar nga regjimi i kaluar.

Zaev në paraqitjen e tij pas 100 ditëshit të parë foli vetëm për sukseset, duke u munduar ta përcjellë porosinë se për kaq pak kohë nuk mundet të çrrënjoset një regjim, i cili pati depërtuar thellë në të gjitha poret e shoqërisë me korrupsion, kriminalitet, manipulim dhe varfërim të skajshëm të qytetarëve.

Kryeministri i ri, sikur e pranoi se nuk kishtë një shkop magjik për ti realizuar reformat e domosdoshme për një Maqedoni evropiane.

Si duket për të më e rëndësishme është që është që qeveria e re po ec në një shteg të mirë dhe se ka gjasa të kthehet shpresa për ditë më të mira.

Heqja e taksës radiodifuzive, kthimin i tarifës së lirë për energji, heqja e testimit ekstern, shkarkimi i prokurorit famëkeq, Marko Zvërlevski, rritja e pagës minimale, ligji për punëtorët e falimentuar, ishin disa nga të arrituara e kabinetit të kryeministrit të ri.

Por, a janë të kënaqur qytetarët? Kjo mbetet të shihet në ditën e votimit për zgjedhjet lokale, ku me vota do të tregohet mbështetja për këtë qeveri.

Një gjë që bie në sy është fakti se Zaev më shumë ishte i fokusuar në punët e jashtme, duke përdorur “qasjen e Jupiterit” termin ky për qeverisje i cili përdoret në politikat evropiane, por që është huazuar nga mitologjia romake.

Që nga dita e parë Zaev u mundua ta realizoj zotimin e Jupiterit për të zgjidhur cështjet e hapura me shtetet fqinje.

Përmes Marrëveshjes me Bullgarinë, ai mënjanoi një barrierë në rrugën drejt integrimeve evropiane. Pavarësisht akuzave për tradhëti, ai arriti ta mbrojë këtë marrëveshje para opinionit maqedonas.

Në anën tjetër, me shpejtësi ndërmori hapa për ti relaksuar raportet me Beogradin, ndërsa në Tiranë çdo javë zbarkonte nga një ministër për takime me homologët shqiptarë.

Ai gjithashti përgatiti edhe një dramë të vogël duke bërë teatër me vizitën e diplomatit grek Nikos Kocias, duke lënë përshtypjen se po relaksohen marrëdhëniet e tensionuara me këtë shtet.

Por shqiptarët cfarë bënë?

Politikanët shqiptarët si duket harruan Deklaratën e tyre tër përbashkët dhe u kthyen sërish tek Marrëveshja e Ohrit, afati i të cilës ka skaduar para shumë viteve.

Shqiptarët edhe njëherë dëshmuan se nuk kanë kapacitete dhe dije për tu përballur me politikanët maqedonas, për të drejtat më elementara të qytetarëve të tyre që përfaqësojnë.

Lidershipi shqiptarë në Maqedoni sërish arriti të dëshmoj se nuk ka forcë që interesat e shqiptarëve t’i vendosin mbi interesat e parcelave të tyre politike.

Asnjë germë nga kjo Deklaratë e cila bëri bujë në opinion publik. Madje disa pika të kësaj deklarate në këtë kohë duken edhe qesharake dhe as që bëhet fjalë për to.

Shqiptarët mbeten sërish lypsarë, duke parë shikuar e Zaevit se çfarë do t’iu jap ai.  Një ligj gjysmak për shqipen tonë të lashtë u fut në procedurë, por arritja e barazisë së plotë gjuhësore mbeti vetëm dëshirë. Debati gjithëpërfshirës për flamurin, himnin e stemën mbeti i shurdhër, Rezoluta që do dënonte gjenocidin ndaj popullit shqiptar, as që u përmend. Fati i njëjtë i përcolli edhe dispozitat tjera të këtij dokumenti. Kah po na çon kjo rrugë…

*Autori është kryeredaktor i INA-s dhe doktorant për studime evropiane dhe ndërkombëtare në Universitetin e Chemnitz

 

 

 

 

 

 

Comments

comments