Qeveria e Zaevit në sprovë, votëbesim ndaj 6 ministrave

VMRO-DPMNE ka ngritur interpelancë edhe ndaj ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski.

Kjo është kërkesa e gjashtë për shkarkimin e ministrit nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev. VMRO-DPMNE konsideron se vetëm për 70 ditë nga ardhja e tij në funksion, kultura në vend e preku fundin.

“Janë sjellë një numër i madh i iniciativave në drejtim të partizimit të kulturës, janë selektuar dhe diskriminuar artistët e vendit, nuk është treguar kujdes ndaj trashëgimisë kulturore dhe janë ndërprerë të gjitha investimet kapitale në kulturë”, u shpreh Ane Llashkoska, nga VMRO-DPMNE.

SDM e ka quajtur absurde interpenancën e ngritur nga VMRO-DPMNE për minsitrin e cultures Allagjozovski.

Në reagim nga LSDM, thonë se me këto iniciativa të pabaza dhe absurde për interpelanca,VMRO-DPMNE tregon dëshpërimin e vet dhe dëshirën për të penguar reformat dhe projektet e planifikuara, për të cilat dhanë pëlqim shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Me dorëzimin e kësaj interpelance VMRO edhe njëherë vërteton se nuk brengoset vërtet për kulturën dhe për qytetarët e vendit, por tentativat e vetme janë ata për fshehjen e krimit dhjetë vjeçar që udhëheqësie e kësaj partie ka bërë në Maqedoni.

Comments

comments