“Qeveria do t’ua kthejë qytetarëve paratë që në dreka e darka luksoze i harxhoi VMRO-ja”

Pas publikimit të harxhimeve të shumta të ish-zyrtarëve shtetërorë të VMRO-DMPNE-së, ka reaguar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, përmes nënkryetarit Bllagoj Boçvarski.

Sipas tij, qytetarët gjatë qëverisjes së VMRO-DPMNE-së ishin në prag të varfërisë, kurse funksionarët e kësaj partie harxhonin paratë e qytetarëve në dreka e darka, si edhe duke blerë gjëra me çmim milionësh siç është një monitor LED.

Boçvarski theksoi se Qeveria e re e LSDM-së do t’i kthejë paratë e qytetarëve dhe do të krijojë hapësirë për reforma që e përmirësojnë jetën dhe standardin e qytetarëve.

Comments

comments