advertisement
Fillimi | Rajon | Neo nazistët grek të “Agimit të Artë” i quanin dikur shqiptarët vëllezër dhe sllavët armiq
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Neo nazistët grek të “Agimit të Artë” i quanin dikur shqiptarët vëllezër dhe sllavët armiq

Neo nazistët grek të “Agimit të Artë” i quanin dikur shqiptarët vëllezër dhe sllavët armiq

Lajmi se Lëvizja Popullore Neo Naziste “Agimi i Artë” fitojë 21 deputet në zgjedhjet e fundit të mbajtur në Greqi ka shfaqur shqetësimet e para atje dhe në Europë.

Arben Llalla

Është hera e parë që pas mbarimit të luftës së dytë botërore një parti me program dhe ideologji të qartë naziste të bazuar në programin dhe ide të Hitlerit bëhet pjesë e Kuvendit të një shtetit anëtarë i BE dhe NATO-s. Pak çaste pas konfirmimit zyrtar se Agimi i Artë tashmë ka deputetët e saj në Kuvendin e Greqisë në konferencën për shtyp të kryetarit Nikos Mihalolakos treguan haptazi ndjenjat dhe dhunën naziste të kësaj organizate duke kërcënuar gazetarët. Ata që hyrjes së z.Mihalolakos në konferencën e parë pas zgjedhjeve u kërkuar të çohen në këmbë gazetarëve në shenjë respekti për kryetarin e tyre. Pati nga ata gazetar që e kundërshtuan këtë urdhër me veprime naziste dhe e bojkotuan konferencën. 

Nuk është hera e parë që përfaqësuesit të Agimit të Artë shfaqin hapët ndjenjat e tyre fashiste në aktivitetet politike shtetërore greke. Një gjë e tillë ka ndodhur më 18 janar 2011, kur Nikos Mihalolakos pasi fitoj votat për në Këshillin e Bashkisë së Athinës hyri në mbledhjen e këshillit i shoqëruar nga tetë anëtarët të organizatës së tij duke përshëndetur në mënyrën hitleriane, ky veprim shkaktojë reagime të këshilltarëve të forcave të tjera politike.

Udhëheqësi i Agimit të Artë ka festuar me triumf fitoren, ai ka si idhull Adolf Hitlerin dhe prej shumë vitesh ka propaganduar në favor të nazizmit gjerman, kur në të njëjtën kohë vetë Gjermania e ka dënuar prej vitesh Hitlerin dhe mënyrën e pushtetit të tij.

Interesantë është fakti se kjo Lëvizje ka fituar vota të konsiderueshme në fshatrat ku janë kryer masakra nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe në zonat që banohen nga grekë me origjinë shqiptare, pra arvanitasit.

Askush nuk mendonte vetëm para 3-4 viteve se organizata e dhunshme Agimi i Artë do të hynte në Kuvendin e Greqisë e përfaqësuar me 21 deputet duke spostuar partinë Komuniste greke dhe do të nxirrte jashtë loja partinë e Dora Bakojanit ish-ministren e jashtme e Greqisë dhe kryetare e Bashkisë së Athinës.

Vetë ministri i brendshëm n; largim i Greqisë, deputet i partisë PASOK, z.Mihalis Krisoidhis në një intervistë para disa kohësh kishte deklaruar se: “Agimi i Artë është një organizatë kriminale e cila ka lënduar seriozisht shumë qytetar të pafajshëm duke rrezikuar jetën e tyre. Ne si shtet duhet ta shikojmë me seriozitet këtë organizatë e cila funksionon ligjërisht në Greqi”.

Por tashmë kjo organizatë do të veprojë politikisht brenda një çatie me ministrin në largim i cili duhet të pajtohet me fatin e keq të tij ku në luftën politike në kuvendin e Greqisë duhet tju bëj ballë organizatës kriminale siç e ka quajtur ai “Agimin e Artë”, për të cilën kanë votuar rreth 440 mijë grekë në zgjedhjet e 6 majit 2012.

Nga këta votues sot në Kuvendin e Greqisë kemi 21 deputet që i përkasin ideologjisë naziste hitleriane dhe kjo nuk është gjë e mirë për Europën dhe në veçanti për Ballkanin. Viteve të fundit në disa vende perëndimore vërehet rritje të partive të djathta ekstremiste të cilat mbjellin urrejtje ndaj emigrantëve, kërcënime dhe dhunë të ashpër.

 

Agimi i Artë: “Grekët dhe shqiptarët janë vëllezër të një racë”

Në një numrat e revistës të Agimi i Artë në tetor 1986 shkruhej me shkronja të madh: “Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe”. Shkrimit në fjalë revista i kishte kushtuar dy faqe të saja ku jepeshin të dhëna mbi lidhjet e dy popujve. Shkruesi i atikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit janë e njëjta gjë. Ai jep disa të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së Omerit me gjuhën shqipe si dhe flet për Pirron, Kostandinin e Madh, Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët ishin ilirë. Me interes është fakti se autori i shkrimit të botuar në revistës e “Agimit të Artë” nuk vendos emrin e tij por një pseudonim në gjuhën shqipe me shkronja greke THA E THON.

Në përgjithësi organizata “Agimi i Artë” përdor simbolet e vjetra shqiptare, ajo si ngjyrë kryesore ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy krenare që është simboli i familjes së Kastriotëve. (Arben Llalla/INA) 

Revista Agimi i Arte me simbolin e familjes se Kastrioteve

 

 

Shkrimi, Greket dhe Shqiptaret, nje popull, nje race, nje atdhe.tetor 1986

 

 

 

 

 

 

Vlerëso tekstin
3.33

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Arrestohet edhe djali tjetër i Naser Kelmendit
Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitare Kullë.Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në ...
image
Nis manifetsimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Ka filluar sot  manifestimi  tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” me një orë letrare e cila është mbajtur në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, për të ...
image
QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin
Rrjeti i Qendrave të Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në konferencën e tretë të saj të mbajtur gjatë fundjavës në Bujanoc, ka themeluar Asamblenë e kësaj ...
image
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet ...
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
Next