
Vdes kardiologu nga një atak në zemër në burgun e Sarajevës
Kardiologu dr.Ognjen Shimiq (55) ka vdekur në burgun e Sarajevës nga një sulm në zemër. Ai në burgun e Sarajevës ka vuajtur dënimin prej 2 vjet e gjysëm heqje lirie, për shkak të një afere ryshfeti, transmeton INA.
Dr. Ognjen Shimiq ka ndërruar jetë në repartin gjysëm-të hapur të burgut në Igman, bëjnë të ditur mediat bosnjake. Ai ka pasë probleme të vazhdueshme në zemër, dhe është intervenuar kirurgjikisht duke i venduar dy “stenta”.
Ai në këtë burg vuante dënimin në kohëzgjatje prej dy vjet e gjysëm për shkak të një afere për marrje ryshfeti nga pacientët, gjatë shërbimit të tij si kardiolog në Klinikën kardiologjike në Rijekë të Kroacisë.
Për shkak të kësaj afere, Gjykata e Rrethit në Rijekë, ate e ka dënuar me 9 vjet burg, por Gjykata Supreme ia ka zvogëluar dënimin në 5 vjet. Ai, vuajtjen e dënimit në Kroaci e ka “zëvëndësuar” me arratinë e tij në B e H, shtetas i së cilës ka qënë, duke shfrytëzuar dyshtetësinë dhe pasaportën bosnjake.
Pas arratisë së tij në Bosnjë e Hercegovinë, drejtësia kroate ka kërkuar që kardiologu ryshfetmarrës të vuajë dënimin e shqiptuar. Mirëpo, drejtësia bosnjake ate e ka nxjerr përsëri para gjyqit dhe e ka dënuar me dënim në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjysëm burg të cilin ishte duke e vuajtur, kur pësoi sulm në zemër nga i cili vdiq. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj