
Medvegjë, zgjedhjet lokale më 24 qershor, partitë shqiptare me një listë
Komuna e Medvegjës ishte ndër komunat e vetme ku nuk u mbajtën zgjedhjet lokale të 6 majit në kuadër të zgjedhjeve në Serbi, informon agjencia e lajmeve INA.
Situata e anulimit të zgjedhjeve, u bë për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor. Ashtu më 6 maj u anulua mbajtja e tyre, ndërsa me vendim të Parlamentit serb, zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen më 24 qershor.
Partitë politike shqiptare që janë aktive në këtë komunë PVD dhe UDSH pritet të krijojnë unitetin midis tyre, për të arritur rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet e paralajmëruara.
Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) ka apeluar që të arrijnë marrëveshje me Partinë për Veprim Demokratik (PVD) për një listë të përbashkët për këshilltarë, me qëllim të rezultateve më të mira dhe ruajtjen e interesave shqiptare në këtë komunë të banuar me shqiptarë, dhe e cila së fundi është përfshirë nga eksodi masiv, për shkak të varfërisë dhe diskriminimit.
Në komunën e Medvegjës për zgjedhjet parlamentare kanë votuar rreth 900 shqiptarë, të cilët kanë votuar listën e deputetëve të Koalicionit Shqiptar të Luginës së Preshevës, që me këto vota mundësuan zgjedhjen e një deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. (R.Demiri/INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj