
Sky News: Qeveri e re greke pa Cipras
SKY NEWS njofton se palët politike në Greqi, kanë rënë dakort për një qeveri me mandat 2 vjeçar, pa pjesëmarrjen e koalicionit të Cipras.
Lajmi vjen ndërkohë që presidenti i Greqisë vazhdon kontaktet me liderët e partive parlamentare, në përpjekjen e fundit për të krijuar një qeveri emergjence.
Ai zhvilloi në mesditë konsultime me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos, në një takim që zgjati më shumë se gjysmë ore. "Konsultimi vazhdon", tha ndërsa largohej nga Presidenca, kryetari i ND, Antonis Samaras.
Duket se gjithçka bllokohet te qëndrimi i kreut të SYRIZA, Aleksis Cipras i cili deklaroi se nuk do të bashkëpunojë për krjimin e një qeverie që mbështet Memorandumin e masave dhe që nuk pranon kushtet e tij. "Më kërkojnë të injoroj votën e popullit, i cili kundërshtoi zbatimin e Memorandumit", tha Cipras. Ai refuzoi edhe kërkesën e Samaras për të dhënë një "vote tolerance" duke deklaruar se "Kushtetuta nuk e parashikon".
Sondazhet sugjerojnë rritjen e popullaritetit të SYRIZA, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 Majit për shkak të fushatës anti-memorandum. Një votim i ri mund t'i bëjë ata partia më të madhe në një koalicion anti-memorandum, i cili sipas analistëve mund të kërcënojë anëtarësimin e Greqisë në euro.
Presidenti do të ketë në mbrëmje kontakte individuale me krerët e tjerë politikë, Panos Kamenos (Grekët e Pavarur), Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë).
Nëto kushte paralajmërimet e Brukselit, Berlinit dhe institucioneve financiare për Greqinë, sa vijnë e ashpërsohen dhe mediat ndërkombëtare me gazetarët e tyre të instaluar në Athinë, bëjnë parashikime gjithmonë e më të errëta.
Revista gjermane “Der Spiegel” ka përgatitur shkrimin me titull "Mirupafshim Akropolis" dhe me nëntitull "Përse Greqia duhet të braktisë euron". Revista gjermane tregon në foto, rrënojat e Akropolit dhe një kolonë që ka rënë dhe ka thyer dy euro. “Në rritje vetëdija e Athinës. se duhet të braktisë unionin monetar”, shkruan ndër të tjera, revista gjermane.
Agjencia e vlerësimit Fitch shkruan në raportin e saj se “Në rastin e daljes së nga euro për shkak të krizës politike ose në një fazë të mëvonshme, Fitch ndoshta do të vërë për gjithë zonën euro vlerësimin negativ. Siç raportohet, ndikimi i daljes së Greqisë nga zona e euros nuk mund të përcaktohet, pasi varet se si do të ndodhë dhe se si do të reagojë Evropa.
Një deklaratë “bombë” bëri sot ish zëvendëskryeministri grek Theodhoros Pangalos për Sunday Telegraph. “Nëse Greqia nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara me partnerët, atëherë paratë që kemi do të përfundonin në 6 javët e ardhshme dhe vendi do të hyjë nën një falimentim të egër dhe të pakontrollueshëm”, tha Pangalos.(Anila Jole-BW/INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj