
Greqi, plani për Qeveri ekspertësh
Presidenti grek Karolos Papulias sot pritet të vazhdojë negociatat me liderët e partive politike për formimin e koalicionit me një kabinet qeveritar ekspertësh.
Negociatat mbrëmë janë mbyllur pa ndonjë rezultat, megjithatë ato pritet që të vazhdojnë sot rreth mesdite.
Agjencia e lajmeve AP ka raportuar se lideri i PASOK, Evangelos Venizelos ka mbështetur propozimin për një qeveri ekspertësh, e cila do të miratonte zgjidhje të shpejt për krizën në vend, ndësa është shprehur edhe ideja për të përfshirë në koalicion edhe partinë e majtë radikale “Siriza”, e cila u radhit e dyta në zgjedhjet e 6 majit.
Por lideri i “Siriza”, Aleksis Cipras është deklaruar kundër formimit të një qeverie teknokrate me ekspertë, ndërsa një qëndrim të njejtë ka shprehur edhe partia e forcave të majta demokratike DIMAR, Fotis Kuvelis, që ka 19 deputet në Parlamentin e ri, por që përkrahja e saj është e pashmangshme dhe vendimtare.
Një pjesë e partive politike të bllokut të majtë kanë nënvizuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, për shkak të dështimit lidhur me formimin e Qeverisë. Zgjedhjet e reja do të shtonin mëdyshjet dhe planin e dështimit të këtij vendi në eurozonë. (INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj