
Në Greqi pritet sot formimi i Qeverisë së përkohshme
Udhëheqësit grek do të takohen sërish sot për të formuar një qeveri të përkohëshme për të udhëhequr vendin e zhytur në një krizë të thellë ekonomike deri në zgjedhjet e ardhshme që priten të zhvillohen nga datat 10-17 qershor.
Partitë kryesore dështuan në disa përpjekje për të formuar një qeveri të re pasi nga zgjedhjet që u zhvilluan në fillim të këtij muaji nuk doli një fitues i qartë. Udhëheqësi socialist, Evangelos Venizelos tha se vendi tani duhet të zhvillojë zgjedhje të reja, ndoshta muajin e ardhshëm.
Ka shumë të ngjarë që nga zgjedhjet e reja të dalë një parlament ku asnjëra prej partive nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të re. Por koalicioni i majtë i udhëhequr nga Alexis Tsipras, i cili fuqishëm kundërshton masat shtërnguese ekonomike ka fituar përkrahje të mjaftueshme për të patur ndikim të madh. Kjo mund të çojë Greqinë në një konflikt me Bashkimin Evropian, udhëheqësit e të cilit kanë thënë se Greqia nuk do të merrë fonde të tjera në qoftë se nuk përqafon planin e vështirë për paksimin e borxheve.
Ngërçi politik i Greqisë ka prishur tregjet evropiane dhe po kërcnon të minojë eurozonën. Kjo çështje ka qenë në krye të axhendës së bisedimeve zyrtare midis presidentit të ri të Francës Fransua Hollandë dhe kancelarës gjermane, Angela Merkel. Gjatë takimit të tyre dje në Berlin dy udhëheqësit thanë se Greqia duhet të vazhdojë të mbajë monedhën e bashkimit të 17 vendeve europiane. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj