advertisement
Fillimi | Rajon | Greqi - shpërndahet parlamenti, zgjedhjet më 17 qershor
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Greqi - shpërndahet parlamenti, zgjedhjet më 17 qershor

Greqi - shpërndahet parlamenti, zgjedhjet më 17 qershor

Doli sot në ora 9:00 në mëngjes dekreti presidencial që shpërndan parlamentin e zgjedhur në votimet e 6 Majit dhe shpall zgjedhjet e reja, më 17 qershor 2012. 

Që sot fillon zyrtarisht fushata elektorale e partive politike greke. Kjo do të jetë një fushatë e ethshme, ku partitë e njohura si forca "antimemorandum", të cilët premtojnë qëndrim në euro por njëherësh rreken të bindin qytetarët se është shansi i tyre historik për t’iu thënë “jo” përfundimisht masave të ashpra të kursimit, ndërsa partitë DRe dhe PASOK vazhdojnë të këmbëngulin se ky lloj votimi është fatal për vendin, i cili do të gjendet jashtë euros dhe i shkatërruar. 

Shpresa e vetme është që 17 në qershor pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë për të bërë një diferencë të qartë dhe që zgjedhësit të vendosin për kë do të votojnë, pasi të kenë kuptuar të vërtetën e hidhur, se qëndrimi në euro dhe politika e kursimeve, janë dy anët e së njëjtës medalje. 

Çdo ditë ka raporte se evropianët po marrin në konsideratë skenare të mundshme për dalje të Greqisë nga eurozona dhe gjithë sytë janë kthyer drejt Athinës dhe rezultatit të zgjedhjeve, që do të dalë mbrëmjen e 17 qershorit. 

Një sondazh i ri i kryer nga kompania RASH dhe i publikuar sot në gazetën Metro, nxjerr sërish në vend të parë koalicionin e së majtës radikale SYRIZA, e me një diferencë prej 1.5 % me Demokracinë e re. 

Kështu SYRIZA ka marrë 21.7%, e ndjekur nga Demokracia e Re me 20.2% dhe 11.7% me PASOK.  Në sondazh, duket një rënie e partisë Grekët e pavarur në 7.35%, Partia Komuniste me 5.55% dhe Agim i Artë me 3.7% sërish bëhet forcë parlamentare. (BW/INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet ...
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
image
Thirrje ‘Heil Hitler’ në Parlamentin grek
Jo një, por tre herë është dëgjuar në parlamentin e Greqisë thirrja naziste ‘Heil Hitler’, gjatë një seance shumë të tensionuar mesditën e ...
image
Danimarka fituese e Eurovisionit 2013
Këngëtarja daneze, Emeli de Forest është fituese e edicionit të 58-të të Eurovisionit, që u mbajt mbrëmë në Malmo të Suedisë. Triumfi i saj ishte i ...
image
Papulias refuzon ftesën e Ivanovit
Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. ...
Next