
Çikago, diaspora pret delegacionin shqiptar
Diaspora shqiptare në Çikago po ndjek nga afër Samitin e Aleancës së Atlantikut Verior që fillon nesër në kryeqendrën e tyre.
Kryetari i Komunitetit Shqiptaro – Amerikan, Xhevat Sherifi deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se janë duke ndjekur Samitin dhe do të kenë edhe ata agjendën e tyre të takimeve me personalitete të politikës amerikane, por edhe me delegacionin shqiptar nga Shqipëria, që udhëhiqet nga kryeministri Sali Berisha.
KSHA informon se aktivistët e diasporës nga Çikago dhe Uiskonsin të dielën do të takohen me kryeministrin Berisha dhe nën moton “Atdheu dhe Diaspora Shqiptare në Amerikë” do të ketë debat për një spektër të gjërë të çështjeve kombëtare që kanë të bëjnë me aktualitetin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi dhe trevat tjera e diasporën.
Për takimin me kryeministrin Berisha në Çikago, kryetari i KSHA-së Xhevat Sherifi ka thënë për INA se diaspora shqiptare në Amerikë ka zhvilluar aktivitet një shekull për kauzën e kombit dhe të atdheut.
"Ka ardhur koha qe qeveritë tona në Tiranë dhe Prishtinë dhe në bashkëpunim me subjektet politike shqiptare në Maqedoni,Preshevë dhe Mal të Zi të krijojnë mundësitë ligjore për kthimin e kapitalit tonë ekonomik në atdhe dhe për krijimin e kushteve që të ndalet udha dhe valixhja e mërgimit”, theksoi Sherifi, duke shtuar se në takimin me Berishën do të marrin pjesë përfaqësuesit e shoqatave,të klubeve kulturore e sportive që veprojnë në qytetin e Çikagos dhe në Uiskonsin. (Skënder Karaçica/INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj