advertisement
Fillimi | Rajon | Nikoliq fiton për president në Serbi
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Nikoliq fiton për president në Serbi

Nikoliq fiton për president në Serbi

Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre presidencial Tomislav Nikoliq përballë kundërkandidatit Boris Tadiq. 

Instituti CESID në bazë të gati rezultateve të numëruara preliminare ka shpallur rezultatet, duke i dhënë Nikoliqit një epërsi prej më shumë se  2 për qind përballë Tadiqit. 

Nga numërimi i votave, Nikoliq ka fituar 49,4 për qind, ndërsa Tadiq 47,4 për qind. 

Nikoliq në fjalimin e tij të parë pas shpalljes së rezultateve të para ka faleminderuar qytetarët e Serbisë për votën e dhënë. Ai ka shtuar se Serbia nuk do të shmanget nga rruga evropiane. 

Ndërkohë, Tadiqi ia ka uruar fitoren Nikoliqit., “Ka qen një fitore fer”, ka thënë ai, duke shtuar e i dëshiron fat Nikoliqit në ushtrimin e funksionit të Presidentit.

Tadiq ka theksuar se nuk do të jetë kryeministër i Qeverisë së re që do të udhëhiqet nga partia që drejton ai. 

Ai i ka lutur të gjitha partitë politike që të drejtohen kah Evropa, të paktën edhe një vit. Ai i luti politikanët që të mos kthehen në vitit e 90.

“Gjatë 8 viteve të kaluar jam mundar që të jem përgjegjës për secilën jetë, për secilin vend të humbur të punës, për çdo situatë. Nuk ka qenë e lehët. Tani dëshiroj që Nikoliq ta dijë se çka e pret”, ka thënë Tadiq.

“Faleminderit për bashkëpunim. Ishte kënaqësi. Shihemi në ndonjë film të ri”, ka përfunduar fjalimin Tadiq. (Rijad Demiri/INA)


 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
image
Thirrje ‘Heil Hitler’ në Parlamentin grek
Jo një, por tre herë është dëgjuar në parlamentin e Greqisë thirrja naziste ‘Heil Hitler’, gjatë një seance shumë të tensionuar mesditën e ...
image
Papulias refuzon ftesën e Ivanovit
Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. ...
image
Greqi, në kërkim një 15 vjeçare shqiptare, e zhdukur prej 3 ditësh
Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e vajzës 15 vjeçare shqiptare, e cila është zhdukur që nga mesdita e së martës. Vajza shqiptare Kristiana ...
image
Romeo e Zhulieta nga Podgorica
Rrëfimi i çiftit të ri të cilët u hodhën në lumin Cem të fryrë nga prurjet e mëdha për ta shpëtuar dashurinë e tyre; I ...
image
NATO mbi sigurinë në Ballkan
Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s sot do të takohen për të diskutuar mbi temën e sigurisë, me theks të veçantë Ballkanin. ...
image
Rajoni s’qetësohet pa u zgjidhur çështja e Luginës
Shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderojnë se Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ka hapur rrugën kryeministrit Hashim Thaçi  që ta ...
image
Azem Vllasi: Koha e Millosheviqit dhe "rasti i Gjingjiqit" janë e kaluar për Serbinë
Serbisë nuk mund t’i përsëritet rasti "Gjingjiq", ndërsa ekstremistët nga Kisha Ortodokse Serbe do të mposhten. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të zbatohet, e ...
image
Kuçi: Serbia të kërkoj falje për krimet në Kosovë
Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme në Serbi, Vlastimir Djordjevic pranoi se gjatë konfliktit të vitit 1999 janë kryer krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe u kërkoi falje viktimave civile. ...
image
The Economist: Marrëveshja Kosovë-Serbi, një pazar i madh
Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në 19 prill, mund dhe nuk mund të quhet historike. Ky ishte një sukses i Catherine Ashton, Shefes së Politikës ...
image
Eurovision 2013 - Debakël për vendet ish-Jugosllave
Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi mbrëmë nuk u kualifikuan në finalen e festivalit evropian të këngës – Eurosong 2013. Shqipëria dhe Maqedonia të enjten. (Video)...
image
Turqi, 13 të arrestuar për sulmet me bomba
Rreth 13 veta deri tani janë arrestuar nga policia turke lidhur me shpërthimet e ditëve të fundit në qytetin Rejhanli në zonën pranë Sirisë. Ministri i ...
image
Sot vendimi final për rastin e “Grupit të Gjilanit”
Në Gjykatën e Apelit në Beograd dje u zhvillua seanca ku u shqyrtuan dhe u lexuan ankesat e palës mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar nga ...
image
4 ton perime ndalohen në Preshevë
Autoritetet doganore serbe në vendkalimin e Preshevës kanë ndaluar tentimin për kontrabandimin e 4 tonëve perime nga Maqedonia në Serbi. Pas ndalesës së kamionit dhe kontrollit ...
image
Evropianët po humbin besimin tek BE
Evropianët po humbin besimin tek Bashkimi Evropian (BE), për shkak të rritjes së krizës financiare dhe të borxheve. ...
Next