advertisement
Fillimi | Rajon | Kush është presidenti i sapozgjedhur serb, ultranacionalisti Nikoliq
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kush është presidenti i sapozgjedhur serb, ultranacionalisti Nikoliq

Kush është presidenti i sapozgjedhur serb, ultranacionalisti Nikoliq

Presidenti i ri i Serbisë ndoshta nuk është një Karaxhiç apo një Mlladiç, por ai ishte zëvendëskryeministër i Millosheviçit gjatë luftës së Kosovës. Tomisllav Nikoliç është një nga ata drejtues të lartë serbë që nuk u akuzua ndonjëherë zyrtarisht nga Haga, por që kishte dorë në dëbimin masiv të shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999 dhe ka gjasa të jetë përfshirë në krime lufte në Kroaci, siç e kanë akuzuar përfaqësues të të drejtave të njeriut në Beograd. Deri në 2008 ai ishte pjesëtarë i partisë Radikale të Voislav Sheshel dhe ky i fundit e ka dekoruar ndoshta me një njollë që nuk do t’i ndahet me gjithë presidencën e sapofituar duke luajtur me dy porta, atë të BE dhe atë të nacionalizmit.

Ish lideri i tij Sheshel, për të cilin në Hagë janë kërkuar 28 vjet burg, i pati akorduar në kohën e bashkëpunimit titullin e Vojvodës së Çetnikëve, me motivacionin: “Ka treguar duke kontribuar personalisht se si duhet të luftohet për idealet e Serbisë në Slavonia”. Motivacion që për shumë ka lidhje me krimet kundër civilëve në Kroaci gjatë luftës.

Tomisllav Nikoliçi, pohon thuajse njësoj si të gjithë nacionalistët serbë se “Kosova është Serbi, se kështu do të jetë gjithmonë dhe se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova”. Megjithatë thuhet se Nikoliçi ka bërë disa ndryshime serioze në qëndrimet politike prej ndarjes, para tre vitesh, nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit. Por profili i tij politik lidhet ngushtë me këtë parti ekstreme nacionaliste.

Në duel televiziv, kandidati i demokratëve Boris Tadiç rikujtoi Nikoliçin se “ai së bashku me Sllobodan Millosheviqin dhe Sheshelin e kanë humbur Kosovën në vitin 1999″. “Ju jeni angazhuar për politikën e dëbimit të të gjithë shqiptarëve nga Kosova përtej Bjeshkëve të Nemura dhe në këtë mënyrë keni humbur Kosovën”.

Në kohën e luftës së Kosovës, në vitet 1998 – 1999 Nikoliçi ishte zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Jugosllavisë. Me politikë ka filluar të merret seriozisht në fillim të viteve 90-të në Partinë Radikale në Kragujevc. Në vitin 1991 ai së bashku me Sheshelin dhe lëvizjen e tij çetnike kanë krijuar Partinë Radikale Serbe, ku Nikoliçi ishte nënkryetar deri në largimin nga kjo parti. Nikoliçi dhe Partia e tij Përparimtare Serbe kanë fituar më së shumti mandate në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ai ka madje dhe mundësi reale për krijimin e koalicionit qeveritar, por potenciali i tij për koalicion lidhet kryesisht vetëm me partitë nacionaliste, Socialistët dhe demokratët e Tadiç ishin bërë gati për një koalicion qeveritar nëse ky fitonte presidencën, por vota për Nikoliç i prish skemat. E çuditshme është se Tomislav Nikoliç i cili kishte fituar më parë dy herë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i kishte humbur ato në të dytin, në këto zgjedhje ishte hera e parë që ai humbiste në raundin e parë dhe kur askush nuk e priste të fitonte të dytin. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
image
Thirrje ‘Heil Hitler’ në Parlamentin grek
Jo një, por tre herë është dëgjuar në parlamentin e Greqisë thirrja naziste ‘Heil Hitler’, gjatë një seance shumë të tensionuar mesditën e ...
image
Danimarka fituese e Eurovisionit 2013
Këngëtarja daneze, Emeli de Forest është fituese e edicionit të 58-të të Eurovisionit, që u mbajt mbrëmë në Malmo të Suedisë. Triumfi i saj ishte i ...
image
Papulias refuzon ftesën e Ivanovit
Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. ...
image
Greqi, në kërkim një 15 vjeçare shqiptare, e zhdukur prej 3 ditësh
Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e vajzës 15 vjeçare shqiptare, e cila është zhdukur që nga mesdita e së martës. Vajza shqiptare Kristiana ...
Next