advertisement
Fillimi | Rajon | Në “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Në “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb

Në “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb

Me rastin e manifestimit “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb të Kroacisë, u promovua libri i autores Sanije Gashi, “Historia e krimit”, gazetare dhe kryeredaktore e revistës “Teuta” nga Prishtina.

Autorja në këtë libër ka përfshirë e përshkruar tregimet dhe rrëfimet e ngjarjeve më të llahtarshme të periudhës shumëvjeçare gjenocidiale të pushtetit serb në Kosovë, që është pjesë e hidhur e historisë së popullit shqiptar, ku dalin në shesh fakte të panjohura mbi këto ngjarje të tmerrshme.

Protagoniste kryesore të ngjarjeve dhe rrëfimeve në këtë libër janë gratë, që kanë pësuar terror të paparë dhe kanë humbur më të dashurit dhe më të afërmit e tyre në pragun e vatrës-shtëpisë, gjatë luftës së imponuar nga okupatori serb, gjatë 1998/99.

Sanije Gashi, është mysafirja e tretë nga Kosova, në bibliotekën “Bogdan Ogrizoviq” në Zagreb, pas Nekibe Kelmendit dhe Flora Brovinës, të cilat kanë qënë mysafire të Klubit të grave shqiptare në Kroaci “Mbretëresha Teuta” dhe kanë animuar opinionin kroat dhe ate botëror për luftën e grave shqiptare në Kosovë për pavarësi.

Ky promovim është bërë nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci dhe ambasadorit Valdet Sadiku, në organizim të Klubit të gruas shqiptare në Kroaci, “Mbretëresha Teuta”.

Në këtë promovim, ku fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtoresha e bibliotekës, e cila librin e cilësoi si një botim të veçantë, pos dashamirëve të fjalës së shkruar-librit, në mesin e shumë mysafirëve të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Pëllumb Qazimi, këshilltarja për kulturë pranë kësaj Ambasade, Meri Shahini, Arta Kallaba- përfaqësuese e Ministrisë së rinisë, sportit dhe diasporës së Republikës së Kosovës, Ermira Lekaj, anëtare e Forumit të intelektualëve në Kroaci e shumë e shumë personalitete tjera të jetës shoqërore, politike e shkencore të Kroacisë. (M.L/INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
image
Thirrje ‘Heil Hitler’ në Parlamentin grek
Jo një, por tre herë është dëgjuar në parlamentin e Greqisë thirrja naziste ‘Heil Hitler’, gjatë një seance shumë të tensionuar mesditën e ...
image
Danimarka fituese e Eurovisionit 2013
Këngëtarja daneze, Emeli de Forest është fituese e edicionit të 58-të të Eurovisionit, që u mbajt mbrëmë në Malmo të Suedisë. Triumfi i saj ishte i ...
image
Papulias refuzon ftesën e Ivanovit
Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. ...
image
Greqi, në kërkim një 15 vjeçare shqiptare, e zhdukur prej 3 ditësh
Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e vajzës 15 vjeçare shqiptare, e cila është zhdukur që nga mesdita e së martës. Vajza shqiptare Kristiana ...
image
Romeo e Zhulieta nga Podgorica
Rrëfimi i çiftit të ri të cilët u hodhën në lumin Cem të fryrë nga prurjet e mëdha për ta shpëtuar dashurinë e tyre; I ...
image
NATO mbi sigurinë në Ballkan
Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s sot do të takohen për të diskutuar mbi temën e sigurisë, me theks të veçantë Ballkanin. ...
image
Rajoni s’qetësohet pa u zgjidhur çështja e Luginës
Shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderojnë se Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ka hapur rrugën kryeministrit Hashim Thaçi  që ta ...
image
Azem Vllasi: Koha e Millosheviqit dhe "rasti i Gjingjiqit" janë e kaluar për Serbinë
Serbisë nuk mund t’i përsëritet rasti "Gjingjiq", ndërsa ekstremistët nga Kisha Ortodokse Serbe do të mposhten. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të zbatohet, e ...
image
Kuçi: Serbia të kërkoj falje për krimet në Kosovë
Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme në Serbi, Vlastimir Djordjevic pranoi se gjatë konfliktit të vitit 1999 janë kryer krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe u kërkoi falje viktimave civile. ...
image
The Economist: Marrëveshja Kosovë-Serbi, një pazar i madh
Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në 19 prill, mund dhe nuk mund të quhet historike. Ky ishte një sukses i Catherine Ashton, Shefes së Politikës ...
Next