
Arrestohet dhe lirohet djali i Jonuz Musliut
Shqipërim Musliu, djali i kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu është arrestuar dje pasdite në vendkalimin kufitar Tabanoc ng ana e policisë serbe.
Mirëpo, ai sot pasdite është lënë i lirë dhe se autoritetet serbe në Vranjë kanë sqaruar shkaqet e arrestit.
Policia e Vranjës informoi sot se arsyeja e arrestimit të 23 vjeçarit ishte se ai ngarkohej për kryerjen e një vepre penale – shkaktim të lëndimeve trupore dhe se nuk ishte paraqitur pranë autoriteteve gjyqësore në Bujanoc.
Shqipërimi dje u arrestua derisa po kthehej nga studimet që po vijonte në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Jonuz Musliu ka shtuar dje se nuk kishte arritur që të sigurojë asnjë informacion zyrtar nga ana e autoriteteve serbe, edhe përkundër përpjekjeve për të kontaktuar me Beogradin dhe zyrtarët e pikës kufitare në Preshevë, me qëllim të njohjes së arsyetimit të arrestimit. Jonuz Musliu është i njohur edhe si ish-përfaqësues politik i UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.(Rijad Demiri/INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj