
Greqia në panikë për sezonin turistik
Sektori i turizmit në Greqi është vënë në alarm paniku, për shkak të situatës së krijuar të pasigurisë me vazhdimin e krizës dhe mungesën e Qeverisë edhe gjatë sezonit të parë veror.
Qeveria e përkohshme greke ka shprehur shqetësime për rrezikun e shmangies së vendit nga turistët e huaj për shkak të krizës politike dhe ekonomike.
Zëdhënësi i Qeverisë së përkohshme, Dimitris Ciodras theksoi se fotografia aktuale e vendit, i përgjigjet një realiteti që po ndodhë në Greqi, por ai ka ftuar turistët se ky vend është plotësisht i sigurt dhe me [mime e oferta konkurruese.
Ministria e Turizmit nën mbikëqyrjen e kryeministrit të përkohshëm Panajotis Pikramenos po punon për rritjen e masave për tërheqjen e turistëve të huaj dhe mbajtjen e vendit në nivelin e destinacionit të preferueshëm turistik.
Vitin e kaluar ka pasur rënie drastike të numrit të turistëve, ku vetëm nga Gjermania ka pasur rënie prej 30 për qind, ndërsa një rënie e tillë është shënuar edhe me turistët e vendeve tjera. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj