
Mali i Zi, konfiskohet pasuri në vlerë prej 41, 2 milion euro
Ministri i financave i Malit të Zi Milorad Katniq bëri të ditur sot se Qeveria ka konfiskuar pasuri në vlerë prej 41,2 milion euro, të përfituar përmes aktiviteteve kriminale.
Sipas tij prona e konfiskuar i takon bosit të mirënjohur të drogës Darko Shariq dhe familjes së tij, si dhe prona e biznesmenit kontrovers Safet Kaliq, i dyshuar për pastrim parash, të përfituara përmes trafikimit të lëndëve narkotike.
Ministri Katniq theksoi se konfiskimi i pasurisë është në përputhje me miratimin e Ligjit të ri për konfiskim të pasurive të përfituara në mënyrë joligjore dhe kriminale, ndërsa prona e konfiskuar do të jepet me qira apo do të shitet, ndërsa mjetet e grumbulluara do të ruhen në një llogari speciale.
Ndaj Shariq dhe Kaliq janë shpallur fletëarreste ndërkombëtare dhe se është dhënë urdhri nga Interpol për arrestimin e tyre. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj