
Halimi, deputeti i vetmuar në Parlamentin Serb
Riza Halimi, lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dje ka dhënë betimin si deputeti i vetëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.
Halimi ishte bartës i listës për deputetë në kuadër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës, që arriti për të dytën herë të ulet në ulësen e Parlamentit të Serbisë.
Sipas agjencisë së lajmeve INA, Halimi nuk do të jetë deputeti i vetëm i pakicave në Parlamentin serb, pasi që janë zgjedhur për herë të parë edhe deputet të komuniteteve tjera, përfshirë edhe një deputet nga Partia Demokratike e Maqedonasve në Serbi, Mile Spirkovski.
Por, Halimi nuk do të gëzojë mandatin e plotë të deputetit, pasi që marrëveshja e koalicionit parasheh që katër partitë e listës së koalicionit të shfrytëzojnë në mënyrë ciklike mandatin e deputetit për një periudhë njëvjeçare. Ashtu që Riza Halimi vetëm një vit do të shfrytëzojë benificionet dhe do të shfrytëzojnë mundësinë për të ngritur zërin për çështjen shqiptare të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Beogradit. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj