advertisement
Fillimi | Rajon | Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Ndërsa rriten paralajmërimet e partnerëve për dalje të Greqisë nga euro, bankat e huaja kanë filluar të përgatiten për skenarin e përdorimit të dhrahmisë. Kështu sipas mediave ndërkombetare Reuters dhe The Times, Kina dhe Britania kanë porositur bankat e veta, të jenë gati për hyrjen në përdorim të monedhës greke madje edhe për falimentimin e Greqisë. 

Orët e fundit  pati disa deklarata të forta nga ministri francez i Financave, komisioneri evropian për ekonominë apo zëdhënësi i ministrisë gjermane të Financave, të cilët i kujtonin Greqisë angazhimet e mara dhe rrezikun që e pret në rast të injorimit të tyre. Në sfondin e ndërhyrjeve politike, po bëhen përgatitjet praktike për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona. 

Qeveria kineze i kërkoi Bankës Qëndrore të Kinës dhe institucioneve të tjera ekonomike të përgatisin plane emergjence dhe të detajojnë masat e nevojshme, në mënyrë që dalja e mundshme të Greqisë nga Eurozona, të mos ketë pasoja në monedhën vendase, juan. Sipas burimeve të Reuters, masat mund të përfshijnë kontrolle mbi lëvizjet e kapitalit. 

Gazeta “The Times” njofton se Autoriteti britanik i Sherbimeve Financiare iu ka kërkuar të gjitha bankave britanike të vlerësojnë kreditin dhe rrezikun operacional në ekonomitë rajonale të eurozonës. 

Në Greqi banka britanike HSBC filloi kontrollin mbi ATM-të, për të përcaktuar nëse ato mund t’iu shërbejnë nevojave për kartëmonedha dhrahmi, kur vendi të largohet nga eurozona. Zëdhënësi i HSBC ka konfirmuar se, si të gjitha bankat, edhe kjo bankë është përgatitur në shumë nivele për të marrë në konsideratë falimentimin ose daljen e Greqisë nga euro. Banka ka 15 degë në Greqi. 

 

Standard&Poor’s

 

Ndërkaq agjencia ndërkombëtare e normimit Standard&Poor’s vlerëson se “shanset e daljes së Greqisë nga eurozona në muajt e ardhshëm janë "të paktën një në tre", dhe kjo do të çonte vendin në falimentim. "Kjo mund të ndodhë nëse Greqia kundërshton reformat e kërkuara nga ana e Treshes”, thotë agjencia, gjë që do të pasonte me pezullimin e ndihmës së huaj financiare. "Ky rezultat, sipas mendimit tonë, do të dëmtojë seriozisht ekonominë greke dhe ka të ngjarë të çojë në falimentimin e Greqisë", vlerëson Standard&Poor’s.

 

Deklaratat paralajmëruese për Greqinë

 

Tronditëse ishin deklaratat e ministrit francez të Financave dje, sipas të cilit nëse grekët nuk respektojnë angazhimet e tyre, pa dyshim dalja e Greqisë nga euro do të diskutohet. 

Komisioneri për Ekonominë, Olli Rehn tha se vendi duhet të respektojë angazhimet e veta. 

Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të Financave, Martin Kotchaous po bëhen të gjitha përpjekjet për të mbajtur Greqinë në zonën Euro, por me 2 parakushte: Një qeveri e qëndrueshme nga zgjedhjet dhe zbatimi i angazhimeve për të cilat është rënë dakord. 

(Anila Jole/BW)

Vlerëso tekstin
4.50

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet ...
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
image
Thirrje ‘Heil Hitler’ në Parlamentin grek
Jo një, por tre herë është dëgjuar në parlamentin e Greqisë thirrja naziste ‘Heil Hitler’, gjatë një seance shumë të tensionuar mesditën e ...
image
Danimarka fituese e Eurovisionit 2013
Këngëtarja daneze, Emeli de Forest është fituese e edicionit të 58-të të Eurovisionit, që u mbajt mbrëmë në Malmo të Suedisë. Triumfi i saj ishte i ...
image
Papulias refuzon ftesën e Ivanovit
Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. ...
Next