advertisement
Fillimi | Rajon | Shqiptarët e Medvegjës të mobilizohen për zgjedhjet e 24 qershorit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Shqiptarët e Medvegjës të mobilizohen për zgjedhjet e 24 qershorit

Shqiptarët e Medvegjës të mobilizohen për zgjedhjet e 24 qershorit

Shoqatat shqiptare të Medvegjës dhe personalitete të kësaj treve në Serbinë Jugore kanë apeluar që shqiptarët të kthehen dhe masivisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet lokale të 24 qershorit.

Zgjedhjet lokale në Medvegjë, të caktuara më 6 maj, u shtyen për shkak të parregullsive me listat dhe se ato u caktuan për tu mbajtur në fund të këtij muaji. 

Mesazhin për tu mobilizuar për këto zgjedhje e kanë dhënë edhe akademiku i mirënjohur Idriz Ajeti, që është me origjinë nga Medvegja si dhe shumë aktivistëve të devotshëm shqiptarë si Ramadan Xhema e të tjerë. 

Në thirrjen e tyre kërkohet një koalicion të përbashkët të faktorit politik shqiptar në Medvegjë, dhe ky koalicion të ndikojë që liderët politik të atij rajoni të bëjnë përpjekje për marrëveshjen, me qëllim të fitores së më shumë mandateve dhe ndikimit në Asamblenë e ardhshme të kësaj komune të varfër në jugun e Serbisë. 

“Gjatë zgjedhjeve kërkojmë që të mobilizohemi të gjithë së bashku nëse dëshirojmë që të rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbët shqiptarë në këtë komunë. Por , kjo duhet një angazhim konkret”, theksohet në një mesazh drejtuar mediave, informon agjencia e lajmeve INA, por kërkohet edhe një mobilizim për monitorimin e zgjedhjeve nga OSBE, SHBA dhe Bashkimi Evropian. 

Apeli i drejtohet edhe ambasadës së Shqipërisë në Beograd, e cila gjithashtu duhet të jetë e pranishme në zgjedhjet e 24 qershorit në këto vendbanime, për të ndjekur situatën nga afër. Ndërsa, angazhim më i përgjegjshëm kërkohet nga deputeti dhe kryetari i PVD-së, Riza Halimi, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, si dhe liderët e partive LPD, UDSH dhe partitë e tjera, të cilat duhet të organizojnë votimet dhe transportin e votuesve të Medvegjës nga Kosova në vendbanimet e tyre. 

Gjithashtu kërkohet edhe shqiptarët e diasporës, sidomos ata në Zvicër dhe Gjermani të kthehen në vendlindje për të dhënë votën e tyre, sepse është një akt kombëtar, se sa manifestimet që po bëhen jashtë në diasporë. (INA)


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Baterija në 15/06/2012 09:16:41
avatar
Mashum duhet me bo per medvegjen, eshte vend qe shqiptaret vet e kemi lene pas dore.

Uroj ta rikthejme Medvegjen Shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Arrestohet banda ballkanase që falsifikonte para
Policia austriake në bashkëpunim me policinë evropiane EUROPOL ka arrestuar një grup kriminal të falsifikimit të parave, që kishte origjinën nga vendet ish-Jugosllave. Gazeta “Kronen Cajtung” ...
image
Hoxhaj: Kosova, eksportuese e sigurisë në rajon
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në këtë samit. ...
image
Kadare: Osmanët nuk i mbrojtën shqiptarët nga sllavët
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka folur rreth përpjekjeve të Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit për ndryshimin e teksteve të historisë në ...
image
Në Gjermani arrestohet shqiptari, kishte porositur 100 kg marihuanë
Sipas policisë së Heilbronn-it, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.Policia kriminalistike në Heilbronn, Gjermani ...
image
Erdogan falënderon Shkupin dhe Gostivarin në Maqedoni
Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan, në fillim të tubimit të djeshëm të parties së tij falënderoi, duke iu adresuar mijëra banorëve të Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës ...
image
Policia "pastroi" sheshin Taksim dhe parkun Gezi
Policia turke mbrëmë me gaz lotësjellës dhe topa uji shpërndau demonstruesit nga sheshi Taksim dhe parku Gezi në Stamboll. ...
image
Shqipëria dhe Kroacia me veto kundër mirënjohjes për Jeremiqin
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe, për kryetar të ri të këtij institucioni të OKB-së, në vend të serbit, Vuk Jeremiq. ...
image
Turqi, protestuesit sfidojnë Kryeministrin Erdogan
Në Turqi, protestuesit nuk po i binden një kërkese të qeverisë për t'u larguar nga një park i Stambollit, ku është planifikuar të bëhen ndërtime. ...
image
Turqia pezullon planin e ndërtimit në Parkun Gezi
Qeveria e Turqisë është pajtuar që të pezullojë planet për ndërtim në Parkun Gezi të Stambollit, deri në vendimin e gjykatës.Planet e tilla kanë shkaktuar ...
image
Turqi, referendum për sheshin Taksim
Hysein Celik, nënkryetari i partisë turke në pushtet AK, pas takimit me “personalitete publike” foli për një referendum në Stamboll, mbi planet për ...
image
Arifi prezanton potencialet ekonomike të Bujanocit në Zagreb
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka nisur sot punimet konferenca rajonale me temën “Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-lindore. Punimet e konferencës në ...
image
Samiti i Bratislavës tubon të gjithë presidentët
Në Bratisllavë të Sllovakisë sot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i 18-të i shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore. Ky takim vjen ...
image
Qeveria greke mbylli TV shtetërore
Qindra punonjës të radiotelevizionit shtetëror grek, ERT janë tubuar para godinës qendrore të inistitucionit për të reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e transmetimeve ...
image
Gaz lotësjellës dhe përleshje në Taksim
Policia turke mbrëmë ka ndërhyrë sërish në sheshin Taksim për të larguar demonstruesit, dhe se gjatë operacionit të saj është përdorur gaz lotësjellës. Erdogan akuzoi ...
image
Përpjekjet kundër trafikimit përhapen nëpër Ballkan
Me një synim për të zgjeruar demokracinë dhe proceset e integrimit në BE nëpër Ballkan, OJQ me qendër në Beograd, Astra, në bashkëpunim me partnerë ...
Next