
Nesër zgjedhjet e parakohshme në Greqi
Greqia nesër për herë të dytë me radhë për dy muaj do të mbajë zgjedhje të parakohshme, që do të jenë vendimtare për planin e kursimeve apo për kolapsin ekonomik.
Rreth 9,8 milion qytetarë me të drejt vote do të zgjedhin midis forcave politike që angazhohen për planin e kursimit dhe mes partive të majta që duan një fillim të ri për Greqinë, duke braktisur edhe eurozonën.
Lideri i Partisë së Majtë Siriza, Aleksis Cipras (37) ka premtuar se do të hedhë poshtë planin ndërkombëtar për shpëtimin nga kriza, në rast se partia e tij fiton në këto zgjedhje. “Plani i ndihmës është diçka e vjetër, dhe të hënën përgjithmonë do ti takojë historisë”, deklaroi Cipras.
Siriza është partia që sipas anketave radhitet në pozicione të barabarta me partinë Demokracia e Re, por vendimtare do të jenë votimet e ditës së nesërme. Andonis Samaras theksoi se partia e tij do të angazhohet për një qeverisje e cila do të mbajë Greqinë në eurozonë dhe se nuk do të luaj me Evropën. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj