
Zgjedhjet në Greqi, Europa në ankth
Pothuajse dhjetë milionë grekë me të drejtë vote do të përcaktojnë ditën e dielë nëse e ardhmja e Greqisë do të jetë brenda apo jashtë Eurozonës, ndërsa qendrat e votimit janë hapur që prej orës shtatë të mëngjesit.
Dy partitë kryesore sipas sondazheve, radikalët e majtë të “Syriza” dhe “Demokracia e Re” janë shumë pranë në preferenca.
Sipas “Syriza”-s, refuzimi i paketës së BE-së për shpëtimin e vendit dhe rrjedhimisht edhe kalimi në dhrahmi është rruga e duhur për rikthimin e begatisë në vend.
Demokracia e Re e Samaras, fituese në zgjedhjet e majit që nuk arritën të prodhonin një qeveri pasi asnjë parti nuk arriti të krijonte një koalicion të shumicës, këmbëngul në qëndrimin në rrugën e parashtruar në bisedimet me BE-në, për të marrë këstet e ardhshme të kredisë, për të cilën mund të kërkohet negocim për lehtësimin e kushteve.
Socialistët e “Pasok” pritet që të regjistrojnë rezultatin më të dobët historik, duke paguar kështu koston e dy viteve të fundit të qeverisjes, periudhë gjatë së cilës vendi u përfshi nga kriza e thellë.
Një pjesëmarrje të rëndësishme në Parlamentin e ardhshëm Grek pritet të sigurojnë edhe dy ekstremet, komunistët dhe neonazistët e “Chrysy Avgy”.
Votimet e së dielës në Greqi janë duke u parë me vëmendje si kurrë më parë në të gjithë botën, nga frika se një vendim i Athinës për të braktisur monedhën e përbashkët euro do të trondiste ekonominë botërore.
Aktualisht, Greqia vuan nga recesioni i thellë ekonomik, i shkaktuar nga kriza e financave shtetërore, me një defiçit buxhetor prej 160% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose prej më shumë se 500 miliardë eurosh. (TCH/INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj