
Nesër zgjedhjet lokale në Medvegjë
Në Medvegjë në komunën e skajshme të Luginës së Preshevës nesër do të mbahen zgjedhjet lokale. Në garën për pushtetin komunal garojnë pesë parti dhe një listë qytetarësh.
Në këtë komunë garon vetëm partia shqiptare Partia për Veprim Demokratik dhe se ajo mund të tubojë zgjedhësit e pakët shqiptarë. Lista e Unionit Demokratik Shqiptar nuk ishte certifikuar për shkak të disa mangësive, por drejtuesit e kësaj partie akuzuan për obstruksione dhe skenarë të përgatitura.
Në këtë komunë po mbizotëron një atmosferë e tensionuar politike midis forcave politike serbe.
Shoqatat shqiptare të Medvegjës dhe personalitete të kësaj treve kanë apeluar që shqiptarët të kthehen dhe masivisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Zgjedhjet lokale në Medvegjë, të caktuara më 6 maj, u shtyen për shkak të parregullsive me listat dhe se ato u caktuan për tu mbajtur në fund të këtij muaji.
Mesazhin për tu mobilizuar për këto zgjedhje e kanë dhënë edhe akademiku i mirënjohur Idriz Ajeti, që është me origjinë nga Medvegja si dhe shumë aktivistëve të devotshëm shqiptarë si Ramadan Xhema e të tjerë.
Në thirrjen e tyre kërkohet një koalicion të përbashkët të faktorit politik shqiptar në Medvegjë, dhe ky koalicion të ndikojë që liderët politik të atij rajoni të bëjnë përpjekje për marrëveshjen, me qëllim të fitores së më shumë mandateve dhe ndikimit në Asamblenë e ardhshme të kësaj komune të varfër në jugun e Serbisë.
“Gjatë zgjedhjeve kërkojmë që të mobilizohemi të gjithë së bashku nëse dëshirojmë që të rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbët shqiptarë në këtë komunë. Por , kjo duhet një angazhim konkret”, theksohet në një mesazh drejtuar mediave, informon agjencia e lajmeve INA, por kërkohet edhe një mobilizim për monitorimin e zgjedhjeve nga OSBE, SHBA dhe Bashkimi Evropian. (INA)
Ritakohen sot Thaçi -Ashton -Daçiq për Marrëveshjen
Dje u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj