
Maqedoni, kapen dy falsifikues të kartelave bankare
Dy shtetas të Maqedonisë ishin pjesë e grupit të falsifikuesve të kartelave bankare, të cilët u kapën në operacionin e bashkërenduar të FBI-së.
Kjo është bërë e ditur sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila konfirmoi se dy shtetas janë pjesë e rrjetit kriminal, që u kapën në kuadër të një operacioni të koduar “Cardshop”, me ç`rast rreth 15 persona përfunduan në pranga, 11 prej të cilëve nga SHBA dhe të tjerët nga vendet evropiane, përfshirë edhe shtetas të Ballkanit.
Sipas informacioneve jozyrtare të MPB-së, dy hakerët nga Maqedonia, identiteti i të cilëve nuk është publikuar ishin përshirë në rrjetin kriminal dhe merreshin me shitje përmes internetit dhe arrinin të vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve të vendeve të ndryshëm, të cilët më pas i hidhnin në kartela të përpunuara bankare dhe arrinin të tërhiqnin para nga bankomatet.
12:15 - FBI - Byroja Federale e hetimeve në SHBA është e pranishme së fundi në vendet e Ballkanit në kërkim të rrjetit ndërkombëtarë të falsifikimit të kartelave bankare.
Një zëdhënës i FBI theksoi sot se pas hetimeve njëmujore, në bashkëpunim me policitë e vendeve të rajonit janë arrestuar 24 kriminel ndërkombëtarë të përfshirë në falsifikimin e kartelave kreditore bankare, përmes të cilave grabisin llogaritë bankare.
Ekspertë dhe agjentë të FBI-së siç mësohet janë të pranishëm edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri dhe se ata po hetojnë dhe kërkojnë grupet kriminale të cilët janë përfshirë në këtë krim të organizuar përmes grabitjes së të dhënave kompjuterike të klientëve të bankave dhe kryerjen e grabitjeve bankare, përmes kartelave të falsifikuara.
Në këtë operacion të gjërë në bashkëpunim me policinë federale amerikane janë përfshirë 13 policitë e rajonit të Ballkanit dhe vendeve të tjera evropiane dhe nga kontinentet e tjera. Grupet e organizuara përmes këtij krimi të organizuar kanë arritur të përfitojnë miliona dollarë. Ditëve të fundit janë arrestuar gjashtë kriminel, një pjesë e të cilëve në Bosnjë, Bullgari, Gjermani dhe Norvegji. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj