
Sot procesi gjyqësor kundër të rinjve të Preshevës
Në Gjykatën e Qarkut në Beograd sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër nëntë djemëve shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me udhëzimin për rigjykim.
Në procesin e sotëm gjyqësor janë shqyrtuar dëshmi të tjera dhe shqyrtim i dokumenteve të lëndës gjyqësore që ngarkon të rinjtë e Preshevës.
Pala mbrojtëse ka propozuar dëshmi të reja dhe dëshmitarë të rinjë, njëri ndër ta majorin amerikan JAMES (Xhejms) i cili ka qenë Komandant i Forcave Amerikane të KFOR-it gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit - fundi i Tetorit të vitit 1999, gjë të cilën Trupi Gjykues, pa kundërshtimin e Prokurorisë, e ka pranuar.
Procesi gjyqësor i koduar nga autoritetet serbe si "Grupi i Gjilanit" akuzon nëntë shqiptarët e rinj të Preshevës për kryerje të krimeve të luftës ndaj serbëve në rajonin e Gjilanit gjatë dhe pas luftës së Kosovës të vitit 1999.
Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku, Agush Memishi dhe Burim Fazliu akuzohen si si pjesëtarë të U]K-së në Kosovë kanë vrarë së paku 80 persona.
Ata në procesin e parë gjyqësor u dënuan me 101 vite burg, mirëpo përsëritja e procesit në shkallën më të lartë të gjyqësorit serb hodhi poshtë dënimin, duke kërkuar rigjykim, për shkak të dëshmive jobindëse dhe faktdhënëse nga ana e një dëshimtari. (R.Demiri/INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj