advertisement
Fillimi | Rajon | Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...

Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...

Pjesëtarët e Xhandarmërisë, njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kanë marrë sot betim të ri. Pjesa më e madhe e tekstit i është kushtuar Kosovës, pa të cilën, siç thuhet, “nuk ekziston as populli serb dhe Serbia”. 

Xhandarmëria serbe ka betim të ri, e cila është prezantuar dje, kurse autor i tekstit është Bratisllav Dikiq, njeriu i parë i Xhandarmërisë.  

Në Xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit.  

“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e Xhandarmërisë, Stanica Puzoviq.

Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Ksovës nuk kanë kurrfarë lidhje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.

“Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj deri sot”, shtoi ajo.

Pjesëtarët e Xhandarmërisë dje kanë shënuar 152 vjetorin e formimit.

Xhandarmëria ka në përbërje të saj Komandën, e cila është e vendosur në Beograd, dhe katër njësi – në Beograd, Nish, Kralevë dhe Novi Sad. Këto njësi kanë territorin e vet të përgjegjësisë, por sipas nevojës mund të angazhohen në territorin e mbarë Serbisë. 

B92 thekson se mbi 3 000 pjesëtarë të Xhandarmërisë disponojnë me armatim të rëndë, sipas sistematizimit të miratuar para jo shumë kohësh, dhe praktikisht të gjithë ata janë nën komandën e një njeriu. Sipas po këtij sistematizimi, rreth 600 sish i takojnë njësisë speciale, që sipas strukturës është më adekuate me ushtrinë sesa me policinë. 

 

Betimi i Xhandarmërisë: 

Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb

Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime 

Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë 

Popull serb, vëllezër e motra

Betohem para Zotit

(KD/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Arrestohet banda ballkanase që falsifikonte para
Policia austriake në bashkëpunim me policinë evropiane EUROPOL ka arrestuar një grup kriminal të falsifikimit të parave, që kishte origjinën nga vendet ish-Jugosllave. Gazeta “Kronen Cajtung” ...
image
Hoxhaj: Kosova, eksportuese e sigurisë në rajon
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në këtë samit. ...
image
Kadare: Osmanët nuk i mbrojtën shqiptarët nga sllavët
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka folur rreth përpjekjeve të Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit për ndryshimin e teksteve të historisë në ...
image
Në Gjermani arrestohet shqiptari, kishte porositur 100 kg marihuanë
Sipas policisë së Heilbronn-it, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.Policia kriminalistike në Heilbronn, Gjermani ...
image
Erdogan falënderon Shkupin dhe Gostivarin në Maqedoni
Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan, në fillim të tubimit të djeshëm të parties së tij falënderoi, duke iu adresuar mijëra banorëve të Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës ...
image
Policia "pastroi" sheshin Taksim dhe parkun Gezi
Policia turke mbrëmë me gaz lotësjellës dhe topa uji shpërndau demonstruesit nga sheshi Taksim dhe parku Gezi në Stamboll. ...
image
Shqipëria dhe Kroacia me veto kundër mirënjohjes për Jeremiqin
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe, për kryetar të ri të këtij institucioni të OKB-së, në vend të serbit, Vuk Jeremiq. ...
image
Turqi, protestuesit sfidojnë Kryeministrin Erdogan
Në Turqi, protestuesit nuk po i binden një kërkese të qeverisë për t'u larguar nga një park i Stambollit, ku është planifikuar të bëhen ndërtime. ...
image
Turqia pezullon planin e ndërtimit në Parkun Gezi
Qeveria e Turqisë është pajtuar që të pezullojë planet për ndërtim në Parkun Gezi të Stambollit, deri në vendimin e gjykatës.Planet e tilla kanë shkaktuar ...
image
Turqi, referendum për sheshin Taksim
Hysein Celik, nënkryetari i partisë turke në pushtet AK, pas takimit me “personalitete publike” foli për një referendum në Stamboll, mbi planet për ...
image
Arifi prezanton potencialet ekonomike të Bujanocit në Zagreb
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka nisur sot punimet konferenca rajonale me temën “Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-lindore. Punimet e konferencës në ...
image
Samiti i Bratislavës tubon të gjithë presidentët
Në Bratisllavë të Sllovakisë sot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i 18-të i shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore. Ky takim vjen ...
image
Qeveria greke mbylli TV shtetërore
Qindra punonjës të radiotelevizionit shtetëror grek, ERT janë tubuar para godinës qendrore të inistitucionit për të reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e transmetimeve ...
image
Gaz lotësjellës dhe përleshje në Taksim
Policia turke mbrëmë ka ndërhyrë sërish në sheshin Taksim për të larguar demonstruesit, dhe se gjatë operacionit të saj është përdorur gaz lotësjellës. Erdogan akuzoi ...
image
Përpjekjet kundër trafikimit përhapen nëpër Ballkan
Me një synim për të zgjeruar demokracinë dhe proceset e integrimit në BE nëpër Ballkan, OJQ me qendër në Beograd, Astra, në bashkëpunim me partnerë ...
Next