
Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës të frikësuara nga zgjedhja e Daçiqit
Partitë dhe pushtetet lokale në Luginën e Preshevës kanë shfaqur dozë frike dhe shqetësime lidhur me zgjedhjen e ish-pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiqit në krye të Qeverisë së re serbe.
Shqetësimi është shprehur për shkak se Daçiq është i njohur me provokimet dhe arrestimet e shqiptarëve të këtij rajoni dhe për veprime tjera me praninë e shtuar të forcave policore – ushtarake të udhëhequra nga xhandarmeria serbe.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka theksuar se zgjedhja e Daçiqit është një suprizë por edhe frikësim. “Ne i frikësohemi kësaj zgjedhje dhe kombinimi, sepse këta janë që janë kryer tmerre të papara ndonjëherë në vitet e 90-ta në ish hapësirat e Jugosllavisë”, ka theksuar Mustafa, kryetar i PDSH-së.
Kryetari i UDSH-së, Rahmi Zylfiu ka theksuar se gjithashtu ka shprehur doza shqetësimi ndaj zgjedhjes së kësaj qeverie, mirëpo duke nënvizuar se sipas tij, kjo qeverisje do të angazhohet kundër krimit dhe korrupsionit. Shqetësime të njejta kanë shprehur edhe partitë e tjera shqiptare. Të gjitha partitë dhe liderët e tyre janë deklaruar të përmbajtur lidhur me deklaratat e tyre dhe akuzat kundër Daçiq, i cili tashmë ka marrë postin e numrit një të Qeverisë në Serbi dhe ministër i brendshëm. (R.Demiri/INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj