
Roçen tërhiqet nga detyra e shefit të diplomacisë malazeze
Ministri i jashtëm i Mali të Zi, Milan Roçen deklaroi sot se tërhiqet nga funksioni i tij.
“Vlerësoj se tani është momenti kyç që të largohem pas të gjitha sukseseve të politikave të jashtme, me të cilat Mali i Zi ka realizuar sukes,sidomos tani kur janë hapur negociatat paraqasëse me Bashkimin Evropian dhe pas Samitit të Çikagos të NATO, ku Mali i Zi është një hap para hyrjes në Aleancë”, deklaroi Roçen.
Ai informoi se vendimi për largimin e tij nga detyra së shpejti do të hyjë në procedura ligjore. Sipas tij, në vend të tij sigurisht do të jetë një kuadër i profesionalizuar në fushën e diplomacisë. Roçen është shefi i parë i diplomacisë i Malit të Zi, pasi që vendi më vitin 2006 shpalli pavarësinë. Ai gjatë kohë ka qenë këshilltari kryesor politik i Milo Gjukanoviq. Roçen nga viti 2003 – 2006 ka qenë ambasador i ish-Jugosllavisë në Federatën Ruse. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj