advertisement
Fillimi | Rajon | Reeker vijon misionin diplomatik në Beograd
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Reeker vijon misionin diplomatik në Beograd

Reeker vijon misionin diplomatik në Beograd

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker do të vazhdojë edhe sot bisedimet me zyrtarët politik serb, në përpjekje për t`i bindur ata për formimin e një koalicioni më të gjerë qeverisës ndërmjet Partisë Përparimtare të Nikoliçit dhe demokratëve të Tadiçit.

Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Beograd, diplomati amerikan, Philip Reeker ka biseduar me drejtuesit e Partisë Përparimtare, Socialiste, Rajonet e Bashkuara dhe të Liberal-demokratëve.

Ai është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç ku është konfirmuar se Serbia do të bashkëpunojë me SHBA, ndërsa departamenti i shtetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën qeveri të cilën e zgjedh Kuvendi Popullor i Serbisë.

Nga të gjitha takimet e diplomatik të lartë amerikan nuk janë dhënë njoftime, por mediat e Beogradit thonë se takimi me Daçiçin, të mandatarin për formimin e qeverisë serbe ka zgjatur mbi një orë e gjysmë. Sipas mediave të Beogradit diplomati amerikan sot pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Boris Tadiç.

Ambasada amerikane në Beograd ka theksuar se vizita e Reeker-it është pjesë e vizitave të tij të rregullta në rajon, ndërsa në Beograd ai ka ardhur me qëllim të bisedoj me shumë zyrtar të qeverisë serbe dhe drejtuesit e partive politike.

Mirëpo, mediat e Beogradit kanë njoftuar se Philip Reeker e Philip Gordon, të dërguarit e sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton do të qëndrojnë në Beograd në vizita të ndara në mënyrë që me aktorët kryesor politik të bisedojnë për formimin e qeverisë së ardhshme serb dhe të përcjellin qëndrimin e Washingtonit në favor të formimit të koalicionit të madh ndërmjet Partisë Përparimtare (SNS) të Nikoliçit dhe demokratëve (DS) të Tadiçit.

Mediat serbe shkruajnë se Ëashingtoni thekson se situata jo e mirë ekonomike në vend mund t`i shtyjë socialistët dhe përparimtarët, nëse ata e formojnë qeverinë, që t`i kthehen populizmit dhe nacionalizmit, në mënyrë që vëmendjen të vendosin në “çështje të mëdha kombëtare” e para së gjithash në Kosovë.

Duke qenë se për SHBA-në Kosova është projekt me rëndësi të madhe që duhet ta arrijë finalen e saj gjatë mandatit të qeverisë së re të Serbisë, nxitja e temave nacionaliste e populiste do ta rrezikonte në tërësi këtë projekt. (INA)

 

 

Mediat vlerësojnë se është për t’u pritur si për këtë, por edhe për disa tema tjera Reeker do të bisedojë me personalitetet kyçe në skenën politike të Serbisë, e me qëllim që të “matë pulsin” e drejtuesve të përparimtarëve e të socialistëve por edhe me bisedën me demokratët ta krijojë hapësirën për formimin e koalicionit të madh.

 

 

Kurse ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon vjen në Beograd më 8 dhe 9 korrik ndërsa më pas do të vizitojë edhe disa vende të rajonit.

Vlerëso tekstin
4.50

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Arrestime masive të shqiptarëve në Plavë e Guci
Faqja në Facebook ‘Fondacioni Plavë dhe Guci’ përmes një postimi ka njoftuar se sot në ora 11:00 kanë ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana ...
image
Homazhe tek vendi i rënies së Ridvan Qazimit “Komandant Lleshi”
Në vendin e quajtur “Gurët e Buajve”, mbi fshatin Tërnoc, gjegjësisht vendi ku ndërroi jetë Ridvan Qazimi, i njohur si “Komandant Lleshi”, qindra qytetarë, bashkëluftëtarë, ...
image
Tre të arrestuar për vrasjen e një shqiptari në Londër
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, me dyshimin se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ...
image
Arrestohet edhe djali tjetër i Naser Kelmendit
Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitare Kullë.Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në ...
image
Nis manifetsimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Ka filluar sot  manifestimi  tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” me një orë letrare e cila është mbajtur në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, për të ...
image
QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin
Rrjeti i Qendrave të Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në konferencën e tretë të saj të mbajtur gjatë fundjavës në Bujanoc, ka themeluar Asamblenë e kësaj ...
image
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet ...
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
Next