
Shqiptarët bashkë me SHBA për 236 vjetorin e pavarësisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë 236 vjetorin e pavarësisë. Me këtë rast, shqiptarë dhe liderët e tyre urojnë popullin amerikan.
Në mesazhet e liderëve shtetëror dhe politik, por edhe nga forumet e ndryshme joqeveritare dhe qytetare me rastin e kësaj feste është shprehur mirënjohje e thellë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për shqiptarët.
Kryeministri Berisha ka uruar Presidentin e SHBA-së, Barack Obama me rastin e 4 Korrikut, 236-vjetorit të deklaratës së Pavarësisë. Në mesazhin e urimit Berisha nënvizon marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA, e cila i është gjendur shqiptarëve pranë në momentet më të vështira.
"SHBA është udhëheqës i lirisë dhe demokracisë. SHBA është miku më i mirë strategjik i kombit shqiptar. SHBA e ka mbështetur Shqipërinë në të gjitha arritjet e saj” shkruan Berisha në mesazhin e tij të urimit.
Kryeministri Berisha i ka bërë ftesë Obamës për të qenë i pranishëm në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Presidenti shqiptar Bamir Topi në mesazhin e tij drejtuar Obamës ka shkruar se „është një fat i madh për kombin shqiptar që në momentet më të vështira historike të tij ka pasur përkrah një mik të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës“.
“Në këtë ditë feste të gëzuar të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, populli shqiptar çmon lart vlerat e civilizimit dhe përparimit që populli juaj ka sjellë për mbarë njerëzimin, si dhe për një të ardhme dhe jetë më të mirë!” theksohet në mesazhin e urimit të Kreut të Shtetit shqiptar.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar në urimin e tij se “dita e pavarësisë së SHBA kujton historinë e pasur të vendit tuaj që u bë simbol i lirisë së individit, i lulëzimit të mirëqenies dhe i ndikimit të fuqishëm në arenën ndërkombëtare”.
“Shembulli i fuqisë, parimeve dhe rrezatimit global të SHBA-ve është frymëzues dhe udhërrëfyes edhe për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, që me vendosmëri janë orientuar drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në mesazhin e urimit të cilin Thaçi ia dërgoi presidentit amerikan, Barak Obama.
Telegrame urimi janë përcjellur në adresë të ambasadave amerikane në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup edhe nga personalitete tjera politike, shoqata joqeveritare dhe qytetarë shqiptarë me rastin e kësaj dite për popullin amerikan.
Ambasadat amerikane kudo po shënojnë këtë manifestim kombëtar, duke organizuar festë dhe organizime të ndryshme festive. (INA)

Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj